Protesta për golin e Manchester Cityt, Del Piero: Ancelotti nuk la gjë pa i thënë arbitrit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 10.05.2023, 09:55

Manchester City dhe Real Madrid u ndanë në një barazim 1-1 mbrëmjen e djeshme në një gjysmëfinale shumë të luftuar dhe delikate. Një barazim, që i shkon përshtat lojës së dy skuadrave, por që është shoqëruar me protesta nga ana e Real Madrid, veçanërisht nga trajneri Ancelotti.

Madrilenët pretendojnë se në aksionin e golit të De Bruyne, ka dalë topi jashtë kufizimeve anësore të fushës. Kjo ka shkaktuar protesta të shumta nga ana e trajnerit madrilen, i cili si rrallëherë u ndëshkua edhe me karton të verdhë, pas kontestimeve të shumta ndaj gjyqtarëve.

Alesandro Del Piero, i cili ishte në Madrid për ndeshjen e fjalë, shpjegoi për “Sky Sport” se çfarë kishte ndodhur gjatë ndeshjes në pankinën e madrilenëve. “Ançeloti ishte shumë nervoz, ndoshta pasi ishte Orsato gjyqtar i katërt. Nuk la gjë pa i thënë. Pankina e tij u inatos shumë, sidomos para golit të barazimit. ishte një ndeshje shumë, snumë e ndjerë”, tha Del Piero.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit