Tifozët i thyejnë zemrën, Neymar merr vendimin për tu larguar nga PSG-ja

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 08.05.2023, 12:18

Shumë tifozë të PSG-së kërkojnë që Neymar të largohet nga klubi në fund të sezonit. Vetëm para pak ditësh tifozët e klubit francez u mblodhën dhe protestuan, me idenë se Messi dhe Neymar po dëmtojnë klubin dhe nuk po e ndihmojnë skuadrën të marrë trofe të mëdha.

Madje raportohet se tifozët francezë kanë dëmtuar shtëpinë e Neymar gjatë ditëve të fundit, me brazilianin, që ka vendosur të mos ngrejë asnjë akuzë dhe ta kalojë në qetësi këtë situatë të vështirë. Megjithatë, ai nuk do të rrijë pa vepruar.

Mediat franceze raportojnë se ylli brazilian ka vendosur të largohet nga PSG-ja në fund të sezonit. Ai ndihet zemërthyer pas kësaj sjelljeje të tifozëve dhe dëshiron të ikë në verë. Nga ana tjetër raportohet se edhe PSG-ja është e gatshme ta lejojë Neymar të largohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit