Veliaj i jep 860 MLN lekë oligarkut Sadik Lumi për riparimin e 1 KM rrugë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.05.2023, 14:04

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, duket se po përsërit premtimet e vitit 2018 në këto zgjedhje. Rreth 38 milionë lekë është fondi limit i vënë në dispozicion nga Bashkia e Tiranës në 6 maj të vitit 2018 për studimin dhe projektimin e 13 objekteve infrastrukturore rrugore.

Përmes realizimit të kësaj procedure parashikohej ndërhyrja në disa rrugë. Mes tyre edhe projekti për rrugën “Grigor Cilka”. Tenderi për studimin e kësaj rruge u hap në 15 maj të viti 2018 dhe kushtoi 21 milionë lekë. Supozohej që studimi i projektit dhe plani përfundimtar do të ishte gati pas gjashtë muajve, pra në nëntor të vitit 2018.

Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por punimet për këtë rrugë parashikohet të nisin në qershorin e këtij viti, pra 5 vjet me vonesë. Prandaj me datë 25 prill Veliaj ka shpallur fituesin e prokurimit me objektin Rikonstruksioni i rrugës “Grigor Cilka", për të cilin është vënë në dispozicion fondi limit me vlerë 990 milionë lekë.

Edhe pse ky projekt ka 5 vite që qëndron pezull dhe procesi zvarritet, sërish tenderi është zhvilluar në shkelje të hapur me ligjin. Për abuzimet e bëra, Open Data Albania, jep alarmin dhe i ka vendosur “Red Flag”.

Nga dokumentet shqyrtojmë se për këtë tender kanë paraqitur oferta 17 firma, por 16 prej tyre janë skualifikuar menjëherë nga gara. Dhe mbeti vetëm oferta e firmës KLAJGER KONSTRUKSION SHPK, në pronësi të Sadik Lumit.

Lumi e ka fituar këtë tender pa garë fare, sepse në fazën përfundimtare nuk kishte më të garonte. Plus vlen të shtojmë këtu se oferta e tij kapte vlerat 860 milionë lekë, sa 84% e fondit limit. Ndërsa ligji kërkon që vlera ofertuese nuk duhet të jetë më shumë se 40% e fondit limit të procedurës tenderuese.

Përveç kësaj, në dokumente evidentohet se të paktën 10 firma kanë paraqitur oferta shumë më të lira se “KLAJGER KONSTRUKSION” shpk. Por, edhe këtë pikë të rëndësishme Veliaj nuk e ka marrë parasysh.

Rruga ka një gjatësi prej 1.1 km dhe vlera e riparimit të saj është 860 MILIONË LEKË.

Fituesi ka qenë i paracaktuar qysh në hapjen e garës. Sepse edhe një muaj më parë Veliaj i dha 860 milionë lekë të tjera Sadik Lumit për rikonstruksionin e shkollës “Avni Rustemi”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit