Presidenti i Al Nassr lëshon “bombën”: Jam mashtruar dy herë, një herë me tri qofte dhe tani me Ronaldon

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.04.2023, 11:55

Cristiano Ronaldo iu bashkua klubit të Al Nassr gjatë merkatos së verës në një transferim rekord, ku fiton rreth 200 milionë euro në sezon, një shifër e pabesueshme edhe në arenën e madhe të futbollit evropian. Gjithsesi, Ronaldo duket se nuk po i justifikon milionat.

“El Desmarque” ka raportuar një deklaratë të bujshme të presidentit të Al Nassr, Al-Muammar. Ky i fundit ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij në lidhje me transferimin e Ronaldos, të cilin e quan një mashtrim të madh, duke hapur kështu një polemikë të madhe.

“Unë jam mashtruar dy herë në jetën time. E para ishte kur porosita tre qofte dhe më sollën vetëm dy dhe e dyta ishte kur nënshkrova me Cristiano Ronaldon”, ka thënë Al-Muammar, një deklaratë e cila ka bërë shumë bujë.

Presidenti i klubit saudit u shpreh se ndihet i mashtruar nga niveli që lojtari portugez ka treguar deri më tani. Kohët e fundit, Ronaldo është kthyer në një objekt kritikash nga tifozët dhe jo vetëm. Portugezi u kritikua për gjestin gjestin e tij duke prekur organin gjenital ndaj tifozëve kundërshtarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit