Djali i Aleksandër Meksit bëhet miliarder, ARRSH i jep 25 miliardë nga paratë e shqiptarëve në tenderin skandaloz

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.04.2023, 21:00

Plot 25 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH do të përmbytin xhepat e djalit të ish-kryeministrit demokrat Aleksandër Meksi. Ky i fundit ka qenë kryeministër në kohën e shpërthimit të skandalit financiar të fajdeve ku qindra-mijëra shqiptarë humbën kursimet e gjithë jetës në skemat piramidale.

Aleksandër Meksi jo vetëm që nuk u kalb në burg për shkatërrimin e jetës së thuajse gjithë shqiptarëve, por tashmë djali i tij Endri Meksi është shpërblyer nga Rilindja me mbi 25 miliardë lekë. Meksi ka përfituar shpesh tendera edhe në të kaluarën, sidomos nga bashkia Tiranë e Lali Lekut.

Në rastin konkret, llokmën e madhe prej 25 miliardë lekësh, ai e ka përfituar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ky institucion drejtohet nga “qethësi” më i famshëm i parave publike, Evis Berberi. Por për çfarë arsye xhepat e Meksit janë mbushur kaq shumë?

Këto para janë përfituar nëpërmjet një tenderi me objekt “Qendra e monitorimit të trafikut (200 km) Faza e Parë”, që mban numrin e referencës REF-55258-12-28-2022. Fondi limit i tij është llogaritur në shifrën 2,285,280,226 lekë të reja pa TVSH ose gati 27 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Nëse shfletojmë dokumentacionin e këtij tenderi, bie në sy një skandal i madh. Rezulton se njëra nga firmat pjesëmarrëse në garë ka ofruar gati 4 miliardë lekë të vjetra më pak sesa Endri Meksi, por Evis Berberi as që e ka vënë “ujin në zjarr”.

Dyshimet se tenderi është i paracaktuar, i shton edhe fakti se njëra nga kompanitë pjesëmarrëse ka ofruar zero lekë. Përfundimisht fitues është shpallur bashkimi i kompanive “MC NETWORKING” e Endri Meksit, + “GJOKA KONSTRUKSION” e Rrok Gjokës + “INTETRA ELEKTONIK SANAYI VE TICARET ANONIM SIRK.”, firmë e huaj pas së cilës nuk dihet se kush fshihet.

Vlera fituese është 2,125,576,214 lekë të reja pa TVSH ose mbi 25 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Ndërkaq me një llogaritje të thjeshtë, del se vlera fituese është sa 93% e fondit limit të tenderit. SPAK ndërkohë nuk dihet se ku është fshehur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit