Deklaroi publikisht se është homoseksual, Jankto përjashtohet nga ekipi i Sparta Pragës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 22.04.2023, 12:19

Jakub Jankto befasoi të gjithë opinionin publik kur deklaroi publikisht se është homoseksual, por duket se bëmat e tij nuk kanë përfunduar. Së fundmi ai është përjashtuar nga skuadra e Sparta Pragës, ku është i huazuar nga skuadra e Getafes, që zotëron kartonin e tij.

Mësohet se futbollisti është përjashtuar nga ekipi për shkak se ka refuzuar të bëjë testin e drogës, pas kërkesës së policisë. Jankto thuhet se refuzoi t’i nënshtrohej një testi droge nga policia, pasi një shofer tjetër njoftoi oficerët për dyshimet se lojtari po ngiste makinën nën efektin e alkoolit.

Pasi testi i alkoolit ka rezultuar negativ, policia ka kërkuar që t’i nënshtrohej testit të drogës, por ai nuk ka pranuar. Më pas ka ardhur edhe përjashtimi. “Nuk ishte viti më i mirë sportiv për mua, por gjithmonë kam preferuar rezultatet e klubit.

Më trishton edhe më shumë që gjendja ime shëndetësore dhe mendore nuk më lejon të vazhdoj të luftoj për titullin dhe Kupën. Nuk gjej as fjalë për të shprehur sa shumë dua të falënderoj Spartën”, ka shkruar mes të tjerash Jankto, pasi klubi e përjashtoi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit