Constantine Hatzidakis, gjyqtari anësor, i cili goditi me bërryl Andy Robertson në ndeshjen mes Liverpool dhe Arsenal, nuk do të marrë asnjë masë ndëshkuese. Pamjet kur arbitri ngrinte bërrylin në drejtim të lojtarit skocez u bënë virale menjëherë në rrjetet sociale.
Në atë moment Robertson protestoi dhe “denoncoi” goditjen e gjyqtarit, por arbitri kryesor, Paul Tierney e ndëshkoi me karton të verdhë për protestat e tij. Më pas zyrtarët e Liverpool rrethuan gjyqtarët duke kërkuar të ndërmerren masa ndaj arbitrit.
Just Scotland Capitan Andy Robertson getting elbowed (and booked for it) by the linesman.
Një ditë pas incidentit Federata Angleze hapi një hetim, por pas të gjithë verifikimeve veprimi i gjyqtarit është konsideruar i paqëllimshëm dhe ndaj tij nuk do të ketë asnjë ndëshkim. Lajmin e bën të ditur vetë Federata Angleze nëpërmjet një deklarate sqaruese.
“Ne kemi shqyrtuar tërësisht të gjitha provat në lidhje me incidentin e fundit në Anfield, që përfshin mbrojtësin e Liverpool, Robertson dhe zyrtarin e ndeshjes, Constantine Hatzidakis, dhe nuk do të ndërmarrim asnjë veprim të mëtejshëm.
Procesi ynë gjithëpërfshirës përfshin shqyrtimin e deklaratave të detajuara nga Liverpool dhe “PGBMOL”, si dhe kënde të shumta të pamjeve filmike, në lidhje me incidentin dhe rrethanat e tij”, deklaroi Federata Angleze. Vetë gjyqtari i ka kërkuar falje Robertsonit dhe është shprehur se goditja nuk ishte e qëllimshme.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Papiqulo
I pari në listë është Papiqulo, i riu nga Kosova, i cili me makinën e tij jeshile bënte manovra të rrezikshme në çdo rrugë të mundshme. Këto manovra u bënë virale në rrjetet sociale dhe kjo po e shtynte më shumë të riun të bënte të tilla veprash. Mirëpo me sjelljen e tij ai ka vënë në rrezik jetën e shumë personave.
Odeta Dume
E dyta është gazetarja e Carlo Bollinos, Odeta Dume. Ajo është në këtë listë, pasi për disa klikime dhe për të rritur shikueshmërinë, në emisionin e saj, LIVE i dha lajmin mamasë së Brisildës 22-vjeçare se vajza e saj kishte vdekur. Kjo mungesë profesionalizmi dhe etike solli reagim të madh të qytetarëve por edhe të kolegëve gazetarë.
Urim Hyseni
I treti është Urim Hyseni, i riu nga Kosova që ekzekutoi mamanë e tij. Ai i preu kokën mamasë dhe tregonte në polici se kjo ishte një porosi nga alienët dhe rusët.
Gëzim Sulollari
I katërti është Gëzim Sulollari, instruktori i patentës, i cili ngacmonte seksualisht vajzat kursante. Ai i dërgonte atyre mesazhe të papërshtatshme dhe foto të organit gjenital.
Deborah Keçi
E pesta është Deborah Keçi, drejtoresha patronazhiste e Erion Veliajt. Drejtoresha, e nxehur me rezultatin, u fut në fushën e basketbollit dhe i hodhi në kokë arbitrit, bluzën që kishte rënë në tokë. Ky gjest ka marrë shumë komente negative.
Megi Pojani
Megi Pojani, modelja dhe moderatorja e njohur u bë virale për videon ku shfaqej duke dridhur të pasmet tek varri i stërgjyshes. Ajo bënte veprime të papërshtatshme mbi varrin e të afërmes dhe ky veprim mori shumë komente negative nga qytetarët.
Endri Meksi
I shtati është Endri Meksi, djali miliarder i ish-kryeministrit, i cili edhe pse ka marrë miliarda lekë nga xhepat e shqiptarëve gjen kohën të tallet me ta. Në vend që të japë llogari për çdo qindarkë të marrë, ai komenton dietën e tij dhe paraqitjen fizike.
Klodiana Kapo
Klodiana Kapo, drejtoreshë e Faktoje, një organizatë e Sorosit, për llogari të Lali Lekut. Me urdhër nga lart ajo po bën çmos që të cënojë zërin e qytetarëve që shkruajnë për JOQ ALBANIA.