Vartësi i Bashkim Ulajt, Ardit Metaliaj merr 8.8 MLN Euro nga Skerdi Drenova i OST

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.04.2023, 16:38

Dora e Bashkim Ulajt, Ardit Metaliaj, po firmos një e nga një tenderët që i siguron shefi i tij. Firma “4-AM”është bërë pjesë e skandaleve pasi deklaron të ardhura të rreme kur garon për tenderë. Por, këto abuzime lihen me një anë dhe Bashkim Ulaj siguron tenderë të tjerë nga qeveritarët. Këtë herë dhuratën ia ka bërë Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Në mars OST ka hapur garën për prokurimin me objekt "Zgjërimi i N/St Golem bashkë me instalimin e qarkut të dytë të linjës 110 kV nga N/St Golem deri në pikën e çarjes së linjës 110 kV Rrashbull-Kavajë (Faza 1)”. Me pak fjalë do të riparojnë disa linja dhe godina transmetimi që kanë probleme. Për këtë tender duket se ka paraqitur ofertë vetëm firma “4-AM”, e cila me letra rezulton në pronësi të Ardit Metalijas, por themeluesi dhe pronari i vërtetë është Bashkim Ulaj.

Duke qenë se Ulaj ka marrëdhënie të afërta me vetë kryeministrin Rama, nuk e ka të vështirë që të zgjasë dorën dhe të zgjedhë cilin tender të dojë. Prandaj dhe prokurimet e fituara nga kjo firmë kapin gjithmonë shfira marramendëse.

Për tenderin në fjalë “4-AM” ka ofruar 1.2 miliardë lekë ose 8.8 milionë euro. Sikur duket në dokumente nuk ka pasur në garë asnjë firmë tjetër. Çka tregon se Administratori i OST, Skerdi Drenova, ia ka dhënë kontratën pa zhvilluar garë fare Ulajt.

Në mungesë të konkurrencës dhe me çmim 9.7 milionë euro Ulaj do të rregullojë linjat e transmetimit të energjisë në Golem. Ja kështu pa u ndjerë dhe i mbuluar nga qeveritarët e mbush arkën e saj firma “4-AM”. Sepse në fund të fundit edhe APP, si një institucion përgjegjës për tenderët, lejon këto shkelje.

Vlen të rikujtojmë se në nëntor të vitit 2021 KLSH zbuloi shkelje të shumta në tenderin mbi 3 milionë euro të Bashkisë Tropojë dhe kallëzoi në SPAK kryebashkiakun e Tropojës, si edhe 8 zyrtarë të tjerë të institucionit në Prokurorinë e Tropojës.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) nuk e ka konstatuar faktin se ky Operator Ekonomik (4-AM) ka paraqitur deklarim të rremë në këtë procedurë prokurimi”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Gjithashtu u kërkua përjashtimi i firmës në fjalë nga mundësit për të përfituar tenderë. Por, pavarësisht këtij kallëzimi APP nuk ka marrë asnjë masë, por në vitin 2022 mori vendimin që të mos pranojë këtë kërkesë të KLSH. Kështu edhe sot Bashkim Ulaj vazhdon të vjedhë fondet publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Papiqulo
    I pari në listë është Papiqulo, i riu nga Kosova, i cili me makinën e tij jeshile bënte manovra të rrezikshme në çdo rrugë të mundshme. Këto manovra u bënë virale në rrjetet sociale dhe kjo po e shtynte më shumë të riun të bënte të tilla veprash. Mirëpo me sjelljen e tij ai ka vënë në rrezik jetën e shumë personave.
    Odeta Dume
    E dyta është gazetarja e Carlo Bollinos, Odeta Dume. Ajo është në këtë listë, pasi për disa klikime dhe për të rritur shikueshmërinë, në emisionin e saj, LIVE i dha lajmin mamasë së Brisildës 22-vjeçare se vajza e saj kishte vdekur. Kjo mungesë profesionalizmi dhe etike solli reagim të madh të qytetarëve por edhe të kolegëve gazetarë.
    Urim Hyseni
    I treti është Urim Hyseni, i riu nga Kosova që ekzekutoi mamanë e tij. Ai i preu kokën mamasë dhe tregonte në polici se kjo ishte një porosi nga alienët dhe rusët.
    Gëzim Sulollari
    I katërti është Gëzim Sulollari, instruktori i patentës, i cili ngacmonte seksualisht vajzat kursante. Ai i dërgonte atyre mesazhe të papërshtatshme dhe foto të organit gjenital.
    Deborah Keçi
    E pesta është Deborah Keçi, drejtoresha patronazhiste e Erion Veliajt. Drejtoresha, e nxehur me rezultatin, u fut në fushën e basketbollit dhe i hodhi në kokë arbitrit, bluzën që kishte rënë në tokë. Ky gjest ka marrë shumë komente negative.
    Megi Pojani
    Megi Pojani, modelja dhe moderatorja e njohur u bë virale për videon ku shfaqej duke dridhur të pasmet tek varri i stërgjyshes. Ajo bënte veprime të papërshtatshme mbi varrin e të afërmes dhe ky veprim mori shumë komente negative nga qytetarët.
    Endri Meksi
    I shtati është Endri Meksi, djali miliarder i ish-kryeministrit, i cili edhe pse ka marrë miliarda lekë nga xhepat e shqiptarëve gjen kohën të tallet me ta. Në vend që të japë llogari për çdo qindarkë të marrë, ai komenton dietën e tij dhe paraqitjen fizike.
    Klodiana Kapo
    Klodiana Kapo, drejtoreshë e Faktoje, një organizatë e Sorosit, për llogari të Lali Lekut. Me urdhër nga lart ajo po bën çmos që të cënojë zërin e qytetarëve që shkruajnë për JOQ ALBANIA.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit