Lewandowski flet pa filtra: Pas Botërorit më ka rënë forma, vitin tjetër dua të luaj me Messin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.04.2023, 13:20

Robert Lewandowski ka folur së fundmi për mediat dhe ka treguar rreth formës së tij, për të cilën pranon se ka pasur rënie pas rikthimit nga Botërori i Katarit. Polaku e sheh titullin si një shans të madh për të rinjtë, teksa ai tregon qartë se dëshiron të luajë me Messin, i cili mund të rikthehet falas në verën e ardhshme, pasi i mbaron kontrata me PSG-në.

FORMA – “Mendoj se pas kampionatit botëror kam pësuar një rënie të formës. Por ndikimi i kampionatit botëror nuk ka qenë vetëm për mua. Pothuajse të gjithë lojtarët e angazhuar në Katar kanë shfaqur probleme. Unë e ndiej shumë, pasi nuk jam mësuar të mos shënoj në dy ndeshje radhazi. Po punoj për t’u kthyer sërish në formë për pjesën e mbetur të sezonit”.

TITULLI – Lewa ka folur dhe për titullin kampion me 13 pikë avantazh ndaj Realit. “Kemi tri vjet që nuk e fitojmë titullin kampion, ndaj të gjithë tifozët tanë e presin që t’ia arrijmë këtë vit. Besoj se kemi një avantazh të konsiderueshëm dhe gjithçka është në duart tona. Nëse fitojmë titullin do të ishte shumë i rëndësishëm për të rinjtë veçanërisht, sepse do t’i mbushte me vetëbesim”.

MESSI – Sulmuesi i Barcelonës ka qenë i qartë dhe ka hapur dyert për Leo Messin që të kthehet në “Camp Nou”. “Unë tashmë i jam përgjigjur kësaj pyetjeje, por për mua Messi do të jetë gjithmonë pjesë e Barçës. Nëse ai kthehet, jo vetëm për tifozët, por edhe për lojtarët, do të ishte mbresëlënëse. Vendi i tij është këtu, në Barcelonë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, nuk jam unë personi që të jap një përgjigje të saktë, por shpresoj që sezonin e ardhshëm të luajmë së bashku. Ne kemi nevojë për këtë lloj lojtari”, ka shpjeguar ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Papiqulo
    I pari në listë është Papiqulo, i riu nga Kosova, i cili me makinën e tij jeshile bënte manovra të rrezikshme në çdo rrugë të mundshme. Këto manovra u bënë virale në rrjetet sociale dhe kjo po e shtynte më shumë të riun të bënte të tilla veprash. Mirëpo me sjelljen e tij ai ka vënë në rrezik jetën e shumë personave.
    Odeta Dume
    E dyta është gazetarja e Carlo Bollinos, Odeta Dume. Ajo është në këtë listë, pasi për disa klikime dhe për të rritur shikueshmërinë, në emisionin e saj, LIVE i dha lajmin mamasë së Brisildës 22-vjeçare se vajza e saj kishte vdekur. Kjo mungesë profesionalizmi dhe etike solli reagim të madh të qytetarëve por edhe të kolegëve gazetarë.
    Urim Hyseni
    I treti është Urim Hyseni, i riu nga Kosova që ekzekutoi mamanë e tij. Ai i preu kokën mamasë dhe tregonte në polici se kjo ishte një porosi nga alienët dhe rusët.
    Gëzim Sulollari
    I katërti është Gëzim Sulollari, instruktori i patentës, i cili ngacmonte seksualisht vajzat kursante. Ai i dërgonte atyre mesazhe të papërshtatshme dhe foto të organit gjenital.
    Deborah Keçi
    E pesta është Deborah Keçi, drejtoresha patronazhiste e Erion Veliajt. Drejtoresha, e nxehur me rezultatin, u fut në fushën e basketbollit dhe i hodhi në kokë arbitrit, bluzën që kishte rënë në tokë. Ky gjest ka marrë shumë komente negative.
    Megi Pojani
    Megi Pojani, modelja dhe moderatorja e njohur u bë virale për videon ku shfaqej duke dridhur të pasmet tek varri i stërgjyshes. Ajo bënte veprime të papërshtatshme mbi varrin e të afërmes dhe ky veprim mori shumë komente negative nga qytetarët.
    Endri Meksi
    I shtati është Endri Meksi, djali miliarder i ish-kryeministrit, i cili edhe pse ka marrë miliarda lekë nga xhepat e shqiptarëve gjen kohën të tallet me ta. Në vend që të japë llogari për çdo qindarkë të marrë, ai komenton dietën e tij dhe paraqitjen fizike.
    Klodiana Kapo
    Klodiana Kapo, drejtoreshë e Faktoje, një organizatë e Sorosit, për llogari të Lali Lekut. Me urdhër nga lart ajo po bën çmos që të cënojë zërin e qytetarëve që shkruajnë për JOQ ALBANIA.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit