Drejtori i UKT Elton Kacidhja i jep 800 MLN Lekë për naftë oligarkëve Behar Çukaj (BOLV OIL) dhe burrit të Ina Zhupës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.04.2023, 13:09

Miku dhe vartësi i Erion Veliajt, drejtori i UKT Elton Kacidhja ka zgjidhur qesen dhe po shpërndan paratë te oligarkët e naftës. Me datë 3 prill, Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka regjistruar një tender me objekt “Blerje karburanti për nevoja të Shoqërisë”.

Elton Kacidhja dhe Erion Veliaj

Në dokument nuk përcaktohet se për çfarë konkretisht do të përdoret karburanti, por me siguri do të mbushë me naftë makinën e tij dhe të stafit me paratë e popullit të cilat ua shpërndan oligarkëve.

Një pikë që bie në sy në këtë kontratë është vlera e lartë e fondit limit. Sipas të dhënave të dokumentit, për këtë lot, përmes të cilit do të blihet naftë do të shpenzohen rreth 790 milionë lekë.

Siç ndodh zakonisht me tendera kaq të shtrenjtë edhe këtë herë ky prokurim ka përfunduar në gojën e “ujqërve të prokurimeve publike”.

Ironik është fakti se Zhupa denonconte më parë emërimin e Kacidhes në krye të UKT nga Veliaj e sot ajo fut një pjesë të majme të tenderit në shtëpinë e saj nëpërmjet të shoqit.

Fituesit janë Behar Çukaj dhe Fabian Goçi, ky i fundit bashkëjetuesi i deputetes demokrate Ina Zhupa falë së secilës ka përfituar shumë tenderë pa garë nga institucionet publike duke provuar kështu lidhjen PS-PD.

Behar Çukaj dhe Fabian Goçi kanë marrë pjesë si bashkim operatorësh ekonomikë, pra paratë do të ndahen mes tyre.

Por Goçi duket se do të përfitojë më shumë pasi ai ka përfshirë dy firmat e tij “A&T” shpk dhe 2A2F – L OIL shpk. Ndërsa Çukaj ka garuar me firmën e tij “Olsi shpk”. Dy biznesmenë të njohur për abuzime me tendera dhe dy firma që kanë gllabëruar në arkën e tyre paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Edhe këtë tender duket se e kanë përfituar pa garë, sepse në dokument nuk paraqitet asnjë firmë tjetër konkurrente apo firmë e skualifikuar.

Sikur përmendëm më lartë Fabian Goçi, duke pasur gruan deputete i janë hapur shumë rrugë tek prokurimet. Përveç këtyre dy firmave që i ka me pronësi të plotë, ai ka aksione dhe në disa firma të tjera. Përmendim këtu “Balkan Petrolium Internacional” ku Goçi është aksioner me 25%.

Një tjetër kompani është dhe kompania “Diga”, ku Fabian Goçi, rezulton të jetë aksioner me 15%.

Ndër të tjera, burri i Ina Zhupës, deputetes së Partisë Demokratike, është aksioner me 25% dhe tek kompania “Balkan Petrolium Albania”. Një tjetër kompani ndërtimi ku Fabian Goçi, është aksioner me 30%, është firma ndërtimore “BA-Konstruksion”.

Ndërkohë edhe Çukaj përfiton para me një tjetër firmë të tijën, “BOLV OIL. Ai është denoncuar disa herë për mashtrimin e cilësisë së karburantit për tenderë me “Flamur të Kuq” dhe sërish qeveritarët i besojnë kontrata me vlera të larta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit