Mirlinda e AKSHI-t shpërdoron lekët e shqiptarëve, 9 miliardë lekë pa konkurrencë për të dërguar SMS

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.04.2023, 18:19

Ia “dha” dhe Mirlinda miq! Priti sa priti, por nuk duroi më! Mbi 9 miliardë lekë “me një dorë” direkt e në xhepat e Enea Buza dhe Enjan Gazhga!

Bëhet fjalë për një tender pa konkurrencë që mban numrin e referencës REF-57082-01-26-2023 dhe ka si objekt “Blerje e ofrimit të shërbimit të sms-ve” me autoritet kontraktues Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informaconit e drejtuar nga e përhershmja Mirlinda Karçanaj.

Tenderi në fjalë ka si fond limit vlerën prej 808,080,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 9.7 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Mirlinda ka vendosur që të aktivizojë dërgimin e SMS-ve në rastet e regjistrimit për herë të parë në shërbimet e-Albania apo në çdo rast tjetër kur është i nevojshëm autentifikimi me 2 faktorë, ku një SMS vjen në celularin e përdoruesit me një kod të caktuar.

Por mënyra se si është organizuar ky tender ngjall dyshime të mëdha për së paku dy shkaqe. Së pari pasi kemi të bëjmë me një mungesë totale të konkurrencës, pasi në tender kanë marrë pjesë vetëm dy palë, fituesit dhe kompania "ONE ALBANIA" e cila nuk ka dhënë ofertë.

Së dyti, vlera e ofruar nga pala fituese është 781,200,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 9.3 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Kjo vlerë rezulton të jetë thuajse identike me fondin limit të tenderit, përkatësisht sa 96.7% e tij.

Por cilët janë fituesit? Bëhet fjalë për bashkimin e operatorëve “1 UP LABS” në pronësi të Enjan Gazhga dhe HORIZON në pronësi të Enea Buza. Natyrisht nëse SPAK do të ekzistonte edhe në realitet, nuk kishte se si t’i shpëtonte ky tender kaq i dyshimtë i organizuar përsëri nga Mirlinda e AKSHI-t.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit