Nusja thur fustanin e saj të martesës për vetëm 45 ditë, tregon sa i kushtoi

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 31.01.2023, 18:01

Disa nuse të ardhshme zgjedhin ta bëjnë vetë fustanin e tyre të martesës, qoftë për arsye financiare, qoftë për t'i dhënë një karakter krejtësisht personal pamjes së tyre.

Por Veronika Lindberg Heino, ose Kika, mori një vendim vërtet të pazakontë: të thurte dhe dekoronte fustanin e saj të nusërisë në vetëm gjashtë javë.

"Kjo është ndoshta gjëja më e çmendur që do të përpiqem të thur në jetën time", njoftoi ajo në fillim të një videoje që dokumenton të gjithë misionin e saj.

Disi Kika ka rrëfyer 45 ditë në rreth 45 minuta, në kanalin e saj online në YouTube. Ajo bëri një fustanunik të punuar me dorë, i cili i përshtatej shumë konceptit të dasmës që po planifikonte me të dashurin e saj, një festë në shtëpi me miqtë e dashur.

Fustani i nusërisë së Kikës, pavarësisht se ishte i punuar me një material cilësor, me fije mëndafshi të pastër, i kushtoi asaj më pak se 300 dollarë, pasi "puna" ishte tërësisht e saj. Ajo filloi duke krijuar disa modele të fustanit derisa u vendos me atë që i pëlqente dhe filloi ta thurte.

Momenti më i vështirë ishte kur, rreth një javë para ditës së madhe, ajo guxoi të shkepte një pjesë të madhe të fustanit dhe ta ripunonte, sepse nuk i pëlqeu rezultati në atë zonë të veçantë. Por sërish arriti ta kishte gati deri në afatin e fundit: të martën e javës së dasmës, e cila ishte planifikuar për të shtunën.

Në fund, ajo u dërgoi një mesazh falënderimi të gjithë miqve të saj online që i qëndruan në krah gjatë përpjekjes së saj: “Dua të falënderoj të gjithë ata që më ndoqën në këtë rrugëtim të krijimit të fustanit. Çdo koment, mesazh personal dhe pëlqim më jepte energji për të vazhduar të thurja, paralelisht me zhvendosjen në një shtëpi të re dhe organizimin e dasmës sime, të gjitha brenda harkut prej një muaj e gjysmë.”

Shikoni videon këtu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit