Shpërndanin kanabis, arrestohet Dema e Leka në Bulqizë, shoku i tyre ia mbath

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.01.2023, 10:25

Gjatë ditës së sotme janë arrestuar, Endri Dema 23 vjeç dhe Aristir Leka, 24 vjeç, banues në Bulqizë, teksa në kërkim është shpallur një person me inicialet A.S. Shtetasit në fjalë akuzohen për shpërndarje kanabisi. Policia i ka bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin Dema dhe Leka, ndërsa personi me inicialet A.S., ka arritur të zbresë dhe t'u largohet kontrollit të shërbimeve të policisë, teksa është gjetur drogë në mjet.

Njoftim i policisë Bulqizë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen një sasi dozash canabis sativa, gati për shitje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan punën dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E.D., 23 vjeç; A.L., 24 vjeç, banues në Bulqizë si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.S. Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur, dhe shtetasi A.S., ka arritur të zbresë dhe tu largohet kontrollit të shërbimeve të policisë.

Po gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa e ndarë në doza gati për shitje. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të qytetit të Bulqizës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit