Njerëzit mendojnë se janë nënë e bir, por çifti i lumtur ka 29 vite diferencë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.01.2023, 02:06

Një çift që njerëzit shpeshherë mendojnë se janë nënë e bir kanë 29 vite diferencë. Ky çift thonë se dashuria mes tyre ishte 'dashuri me shikim të parë' dhe se u fejuan vetëm gjashtë muaj pas takimit.

Luke Ellis dhe Steff White, filluan të bisedojnë në internet qershorin e kaluar, por kur u takuan dy ditë më vonë dhe u përqafuan ata filluan të takoheshin më shpesh.

25-vjeçari tha se ishte tërhequr nga personaliteti me këmbë në tokë dhe i dashur i 54-vjeçares Steff. Nëna e katër mbeti pa fjalë kur Luke shkoi në takimin e tyre të parë dhe i propozoi asaj pas gjashtë muajsh në lidhje.

Luke i cili e përshkroi Steffin si 'dashurinë e jetës së tij' i propozoi muajin e kaluar më 26 dhjetor, vetëm gjashtë muaj pasi për herë të parë e panë njëri-tjetein.

Pavarësisht se ka mbështetjen e familjes dhe miqve, Luke pohon se marrëdhënia e tyre ka pasur ngatërresa pasi njerëzit mendojnë që janë nënë e bir. Por dyshja thjesht qesh me një negativitet të tillë, pasi dashuria e tyre vazhdon të bëhet 'gjithë e më e fortë' nga dita në ditë, dhe ata shpresojnë të martohen në fund të këtij viti.

Luke thotë:

Ne nuk jemi vetëm të fejuar, ne jemi shpirta binjakë dhe miq më të mirë. Disa njerëz bëhen paranojakë për moshën apo çfarëdo tjetër, mua nuk më intereson mosha e saj. Unë pashë personalitetin e saj, zemrën dhe shpirtin e saj dhe gjithçka tjetër rreth saj. Unë thjesht u dashurova me të. Gjithçka është perfekte tek ajo. Mamaja ime dhe Steff janë në të njëjtën moshë, por me disa muaj diferencë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit