83 emigrantë rrezikojnë mbytjen në Kanalin Anglez, shpëtohen nga francezët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.01.2023, 20:31

Roja bregdetare franceze ka shpëtuar 83 persona nga dy gomone në Kanal Anglez pasi u gjendën në vështirësi.

Dy gomonet po kalonin Kanalin në rrugën e tyre për në Angli të dielën kur hasën probleme pranë Gravelines, në bregun verior të Francës midis Dunkirk dhe Calais. Roja bregdetare tha se 54 persona u shpëtuan nga një gomone dhe 29 nga gomone e dytë.

Ata u dërguan në Calais, ku u pritën nga shërbimet e urgjencës franceze. Një person mori kujdes mjekësor pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore,

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se 26 persona kaluan Kanalin për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar të shtunën. Një total prej 991 emigrantësh kanë arritur në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar që nga viti i ri.

Parashikohet se deri në 65,000 njerëz mund të kalojnë nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit