Erion Veliaj: Rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë është lajm shumë i mirë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.01.2023, 19:47

Të blesh një apartament në Tiranë kohët e fundit është kthyer në një ëndërr pasi realiteti duket i pamundur. Sidomos vështirësitë janë tepër të mëdha për çiftet dhe familjet e reja. Kjo vjen si pasojë e një sërë faktorësh:

Së pari, sipas analizave të mediave dhe të ekspertëve të ekonomisë, çmimi mesatar për M2 në Tiranë aktualisht është 1200 Eur/M2, ndërsa paga mesatare është rreth 525 Euro/muaj.

Së dyti, sipas Indeksit të çmimeve të Fischer House i cili llogaritet nga Banka e Shqipërisë, çmimet mesatare të apartamenteve në vitin 2022 janë rritur me 39% krahasuar me vitin 2021. Ndërsa pagat mesatare janë rritur vetëm me 7% bazuar në tremujorin e dytë të vitit 2022 krahasuar me atë të një viti më parë. Nëse marrim parasysh edhe inflacionin mesatar të tremujorit të dytë të 2022 me vlerë mesatare 6.7% del se në terma realë pati rritje pagash vetëm 0.3% për periudhën e marrë në kosideratë.

Së treti, një personi me pagën aktuale mesatare i duhen afërsisht 64 vjet për të blerë një apartament në Tiranë në rast se do të merrte kredi. Këtu është marrë në konsideratë fakti se 30% e të ardhurave mujore do të shkojnë për pagesën e këstit mujor të kredisë. Praktikisht në momentin që do të bëhej pronar, qytetari do të ishte gati duke i thënë lamtumirë kësaj bote, në mos po do të kishte ndërrruar jetë përpara shlyerjes së kredisë.

Thënë të gjitha këto, Kryetari i Bashkisë Tiranë në një intervistë për ATSH është shprehur se rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë është gjë e mirë. Veliaj është përpjekur të justifikohet me faktin se një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë shtëpitë në pronësi dhe me rritjen e vlerës së tregut, në rast se do t’i shesin, do të fitojnë më shumë se disa vite më parë.

Pjesë nga deklarata e Veliajt publikuar nga ATSH:

Është e vërtetë se çmimi i një apartamenti është rritur në Tiranë, qoftë për t’u blerë, qoftë për t’u marrë me qira. Por, a është kjo një gjë e keqe? 93% e qytetarëve të Tiranës në fakt, janë pronarë të banesave të tyre. Kjo do të thotë se për këta 93% ky është një lajm shumë, shumë i mirë. Secili prej jush është bërë më i pasur dhe ka përfituar drejtpërdrejtë nga zhvillimi i qytetit, se ka një apartament apo një pronë që i vlen më shumë sot se sa dje

Por këtu Veliaj harron se vërtetë shqiptarët kanë në pronësi një apartament, por aty pronar është babai dhe mamaja, por jo vëllezërit, motrat dhe vetë individi. Pra nëse shtëpia do të shitej, paratë do të përpjestoheshin sipas përqindjes së pronësisë dhe askush realisht i vetëm nuk do të mund të blinte një shtëpi. Domosdosmërisht do t'i drejtoheshin sistemit bankar për të marrë kredi dhe do të përballeshin me të njëjtat probleme.

Vështirësia më e madhe qëndron natyrisht për çiftet dhe familjet e reja të cilat e kanë thuajse të pamundur të blejnë shtëpi duke punuar në mënyrë të ndershme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit