“Donim ta edukonim”/ Shqiptari dhe gruaja e tij dhunojnë qenin, e varën në kangjella

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.01.2023, 19:15

Autoritetet italiane në Rimini, Itani kanë kryer sekuestrimin ​​emergjent të një qenushi të racës malteze pasi pronarët shqiptarë akuzohen për keqtrajtimin e tij.

Burri dhe gruaja u denoncuan nga një fqinj, i cili pasi ndjeu keqardhje për dhunën e ushtruar ndaj kafshës së gjorë, filmoi gjithçka me telefonin e tij dhe më pas denoncoi rastin në polici. Në video, burri, një 46-vjeçar me origjinë shqiptare, shihej duke ngritur dorë mbi qenin maltez dhe duke e goditur disa herë. Në raste të tjera, shqiptarët e kishin kapur qenin e vogël nga veshët dhe lënë të varur përtej kangjellave të tarracës së shtëpisë së tyre.

Shqiptari dhe partnerja e tij mohojnë akuzat e ngritura nga fqinja e tyre. 46-vjeçari thotë se e ka qortuar kafshën vetëm për ta edukuar dhe për ta kuptuar se duhej të sillej mirë. Ai thotë se qenushi është shumë i lumtur me ta se e gjithë historia është pasojë e një keqkuptimi që synojnë ta zbardhin sa më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit