Hiqej si punonjës i Forcave Speciale, arrestohet 40-vjeçari i armatosur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.01.2023, 13:17

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Klodjan Gjikdhima pasi lëvizte me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe prezantohej me dokument të falsifikuar si punonjës policie i Forcave Speciale. Pas kontrollit, 40-vjeçarit iu gjetën në banesë, municion luftarak, pranga, dokumente të falsifikuara për autorizim hyrjeje në institucione, mbajtëse arme dhe maskë si ato të Policisë.

Njoftimi i policise:

Tiranë/Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Speciali”.

Lëvizte me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe prezantohej me dokument të falsifikuar si punonjës policie i forcave speciale, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

40-vjeçarit iu gjetën në banesë, municion luftarak, pranga, dokumente të falsifikuara për autorizim hyrjeje në institucione, mbajtëse arme dhe maskë si ato të Policisë.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe sendet e tjera të kundërligjshme.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative për një shtetas që prezantohej si punonjës i forcave speciale të Policisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Speciali”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Hamid Shijaku”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin K. Gj., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje dhe një krehër me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një palë pranga, dy dokumente të falsifikuara për autorizim hyrjeje në institucione, një mbajtëse arme dhe një maskë si ato të Policisë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit