Statistika e vitit 2022/ Qytetarët akoma më të varfër, bizneset “notojnë” në para falë rritjes së çmimeve

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 30.01.2023, 12:30

Viti 2022 fatmirësisht nuk goditi shëndetin e shqiptarëve, por pa u lagur nuk dolëm, sepse çmimet pësuan një rritje të jashtëzakonshme dhe xhepat tanë janë ndjeshëm më të lehtë se zakonisht. Lufta dhe kriza energjetike ishin një justifikim shumë i mirë për bizneset për të rritur çmimet në mënyrë artificiale.

Edhe produkte që nuk kishin lidhje me çmimin e naftës apo me luftën në Ukrainë pësuan rritje dhe shqiptarëve iu desh të harxhonin më shumë. Për të vërtetuar se kjo rritje kaq e madhe e çmimeve ishte artificiale dhe abuzive, na tregon qartë vetëm një fakt. Bizneset shqiptare kanë depozituar në banka 19% më shumë para se në vitin paraardhës.

Në këtë rritje të madhe rolin kryesor e luan pikërisht rritja e çmimeve, teksa njëfarë ndikimi e ka edhe fakti se njerëzit iu kthyen 100% jetës normale dhe turizmi ishte më i përhapur në vitin e shkuar se në 2021-shin. Një tjetër statistikë shumë domethënëse është se bizneset kanë depozituar 130% më shumë para se individët gjatë kësaj periudhe.

Deri në nëntor 2022 vlera e depozitave bankare të sipërmarrjeve arriti në 297.2 miliardë lekë. Depozitat e biznesit përbëjnë 19.6% të totalit të depozitave bankare, krahasuar me 18.4% në vitin 2021. Viti 2022 solli një ngadalësim të depozitave të individëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit