“Dilja me të, por se dija kush ishte”, e dashura e bossit të mafias italiane dëshmon pas arrestimit të tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.01.2023, 20:47

Një parukë dhe disa veshje femrash janë gjetur në apartamentin e Matteo Messina Denaro në Campobello di Mazara, Itali.

Këto “sende” kanë zgjuar kureshtjen e hetuesve për të zbuluar kush e ka frekuentuar bosin e mafias italiane në periudhën e fundit. Dy numra për të thirrur “në rast nevoje” janë gjendur në pantallonat e bosit të mafias. Bëhet fjalë për dy zonja, me shumë gjasa mesmoshë, njëra me flokë të gjata të zeza dhe tjetra bionde me prerje të shkurtër.

Një grua është paraqitur në komisariat dhe është marrë në pyetje nga hetuesit. Ajo thotë se ka dalë me bosin e mafias italiane pa e njohur si të arratisurin më të famshëm në Itali dhe më gjerë. Një version i tillë nuk e ka bindur hetuesin, i cili ka nisur kontrolli në shtëpinë e gruas.

Në Campobello, tani që është arrestuar Messina Denaro, ka nga ata që kujtojnë vitet në të cilat bossi i mafias frekuentonte klubet me miqtë e tij të besuar Fontana-Ciaccio-Clemente dhe Gerace.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit