Fëmijët shqiptarë zhduken me qëllim në Angli, 18-vjeçari flet me babain dhe i dërgon para në Shqipëri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.01.2023, 17:36

Babai i një prej 200 fëmijëve të zhdukur nga hotelet e Home Office në Britani, ka deklaruar se djali i tij është zhdukur në mënyrë që të mos mund të kthehet në Shqipëri.

18-vjeçari flet çdo ditë me babain e tij që e ka në Shqipërinë Veriperëndimoredhe i dërgon paratë e fituara nga puna në një kantier ndërtimi në Londër. Megjithatë, Orgito Luka, i cili ishte 17 vjeç kur u zhduk në maj të vitit të kaluar, ende konsiderohet i zhdukur.

Sipas “Dailymail” Ministri i Emigracionit Robert Jenrick u tha deputetëve javën e kaluar se nga 4600 azilkërkues fëmijë të pashoqëruar që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2021, 440 ishin zhdukur dhe vetëm gjysma ishin kthyer. Nga ata ende të zhdukur, 186 pretenduan se ishin ose 16 ose 17 vjeç dhe 176 janë nga Shqipëria.

Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar emrat e dhjetëra adoleshentëve shqiptarë që u zhdukën nga hotelet e miratuara nga Home Office vitin e kaluar, shumica e të cilëve shumë shpejt do të mbushnin 18 vjeç.

Disa nga emrat nuk figurojnë në regjistrat e të dhënave shqiptare, pasi ata mund të kenë dhënë detaje të rreme ose janë bërë gabime gjatë regjistrimit të tyre. Të tjerët duket se kanë llogari aktive në mediat sociale që tregojnë rroba “firmato”, restorante të shtrenjta dhe makina luksoze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit