Qeni në Lungomaren e Vlorës gjakoset, qytetari: Kanë tentuar ta vrasin me çifte

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.01.2023, 21:31

Prej shumë kohësh, dhunimi i kafshëve në vendin tonë përbën një problematikë tepër të madhe.

Rastet e dhunimit të tyre janë të ndryshme dhe për fatin e keq sa vijnë e shtohen. Pas vrasjes me çifte të kalit në Kolonjë, dikush ka tentuar të vrasë një qen në Lungomaren e Vlorës.

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë krimin mizor që dikush ka tentuar të kryejë ndaj një qeni rruge. Sipas qytetarit, në Lungomaren e Vlorës, një turist polak ka parë në rrugë qenin e plagosur me dhe gjak në trup.

Turisti ka njoftuar qytetarin që ka kryer denoncimin dhe ky i fundit ka dërguar qenin menjëherë te veterineri. Sipas qytetarit në trupin e qenit janë vënë re shenja saçmesh të shkaktuara nga çifte.

Ai ka dyshime se kjo tentativë për të vrarë qenin është bërë e qëllimshme për të ngjallur panik dhe frikë te banorët e zonës. Përveç qenit të qëlluar me saçme, qytetari thotë se gjatë këtyre ditëve ka gjetur edhe tetë qenë të helmuar.

Mesazhi i qytetarit:

Joq pershendetje, ky qeni eshte nje qen qe rrin ne nje zone te lungomares ne Vlore ku une e kam ushqyer shpesh, dhe sot kur shkova te ushqej ca qen te asaj zones nuk e gjeta. Nderkoh qe mbasdite me merr dikush ne telefon, nje polak dhe me sinjalizon. Shkoj e marr qenin dhe e coj ne klinike. Duke e kontrolluar veterineri, shoh qe siper e kan qelluar me cifte me sacma pasi ka sacma kudo ne trup. Ky qen qendron ne bulevard, ne nje nder zonat me te frekuentuara dhe fakteqesisht nuk e di kush e ka patur guximin kaq te madh, pasi e kane bere gjate dites jo nates, e kane gjujtur qenin me cifte. Pervec ketij qeni te gjuajtur me sacme kam gjetur edhe 8 qene te helmuar

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit