Oficerët e policisë së Tripolit në Greqi, pas një hetimi një mujor, kanë arritur të bëjnë të mundur goditjen e një organizate kriminale shqiptare që vepronte që prej gushtit 2022.
Në një operacion të koordinuar policor më 27 janar në Korinth dhe Atikë, u arrestuan katër anëtarë të bandës, me origjinë shqiptare, të moshës 26 deri në 44 vjeç, për formimin e organizatës kriminale, vjedhje, pastrim të parave, trafikim të lëndëve narkotike, dhunë ndaj punonjësve të drejtësisë dhe të huajve.
Nga kërkimet deri më sot, në mbarë Greqinë kanë dalë të paktën 21 raste vjedhjesh, me organizatën kriminale që në vetëm 5 muaj veprim ka siguruar një përfitim financiar të paligjshëm prej të paktën 200 mijë euro.
Mediat greke shkruajnë se anëtarët e organizatës shqiptare goditën në rajone të ndryshme të Greqisë si Arkadia, Korinthia, Argolis, Akaia, Aetoloakarnania, Fokida, Evrytania, Preveza, Arta, Trikala dhe Kardita.
Duke përdorur për transport një Mercedes luksoz I.X. ata po lëviznin në territorin grek dhe po kërkonin objektivat e tyre të radhës. Dobësia e tyre sipas mediave greke ishin bizhuteritë, metalet e çmuara, paratë dhe orat e shtrenjta Rolex.
Ata hynin në shtëpi duke thyer xhamat, dyert e ballkonit apo dyert e hyrjes kryesore dhe vidhnin para dhe xhevahire me vlerë të madhe. Më pas, largoheshin me mjetin e tyre luksoz me targa italiane.
Anëtari drejtues i organizatës jetonte në një fshat të largët rural të Korinthit, konkretisht në Stimaga. Ai kishte zgjedhur një fshat me pak banorë, që grabitësi shqiptar të kalonte pa u vënë re nga autoritetet. Dhe shoferi është gjithashtu një anëtar kyç i organizatës banues në Atikë dhe mbi të gjitha dyshimi, tek ai nuk mund të dyshonte njeri për shkak të paaftësisë së tij të veçantë lëvizëse (nuk kishte një krah, një këmbë).
Në vitin 2019, policia bëri publike detajet e anëtarëve të bandës së pamëshirshme që vrau biznesmenin Alexandros Stamatiadis gjatë një grabitjeje brenda shtëpisë së tij në Kifissia. Mes tyre është edhe shoferi invalid, i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Alexandros Stamatiadis në vitin 2018 në Kifisia. Ai është një anëtar kyç i organizatës që kishte rolin e drejtuesit të mjetit luksoz, por edhe të atij që kryente detyrat gjatë vjedhjeve dhe arratisjes.
Shoferi me aftësi të kufizuara kishte si “mbulesë” perfekte problemin e lëvizjes së tij, gjë që e bëri atë të kalonte pa u vënë re si i dyshuar, duke transportuar mallrat e vjedhura, mjetet e vjedhjes dhe anëtarët e tjerë të organizatës kriminale drejt dhe nga potenciali i tyre. Në çdo postbllok që mund të ndalohej, autoritetet i bënin një trajtim të veçantë, pasi imazhi i një personi me aftësi të kufizuara ishte perfekt për aktivitetin e tyre kriminal.