CEO i Atleticos: Dihet tashmë, gjyqtarët detyrohen të mbështesin Real Madridin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.01.2023, 10:00

Real Madrid fitoi ndaj Atleticos me shifrat 3-1 në çerekfinale të Kupës së Spanjës pas një ndeshjeje plot emocione dhe luftë sportive. Gjithsesi, një karton i kuq i munguar për Dani Ceballos në minutën e 71-të ka krijuar polemika të mëdha dhe ka ngjallur një deklaratë shumë të bujshme të CEO-s së Atleticos, Miguel Angel Gil Marin.

Ai shprehet se prej shumë vitesh tashmë ndaj gjyqtarëve ushtrohet presion i madh në ndeshjet kur Real Madrid është në fushë dhe çudia më e madhe sipas tij është fakti se të gjithëve kjo u duket diçka normale tashmë. Kjo deklaratë pritet të pasohet nga një dënim dhe deklarata të tjera kundërshtuese në vijim.

“Kam respekt të madh për gjyqtarët dhe jam i bindur se qëllimet e tyre janë gjithmonë të mira, por kushdo që shikon nga jashtë mund të shohë se për dekada e njëjta gjë ka ndodhur gjithmonë. Për fat të keq, askush nuk befasohet më, ky nuk është aspak lajm, thjesht duhet të mbani mend historinë.

GRAF7777. MADRID, 24/09/2019.- El consejero delegado del Atlético de Madrid y máximo responsable del club, Miguel Ángel Gil Marín, durante su intervención este martes en el Congreso Mundial del Fútbol (World Football Summit 2019) que se celebra en la capital con la ponencia "El imparable crecimiento del Atlético de Madrid". EFE/David Fernández

Ky është sistemi dhe Atletico Madrid nuk mund ta ndryshojë i vetëm. Ne duhet të konkurrojmë sa më shumë që të jetë e mundur dhe të vazhdojmë të punojmë për ta bërë industrinë tonë më të fortë dhe më të drejtë për të gjitha klubet. Lojtarët tanë kanë vuajtur pasojat e gjithë këtij presioni të djeshëm në fushë dhe kjo më revolton mua, ashtu si çdo tifoz. Nuk ka justifikime, por ne tashmë e dimë se si funksionon sistemi’, tha Miguel Angel Gil Marin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit