Dy masakra me 18 viktima brenda pak ditësh/ Shtëpia e Bardhë kërkon forcimin e kontrolleve për armët

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 25.01.2023, 20:01

Ndërsa banorët e Kalifornisë u përballën me dy vrasje masive brenda pak ditësh, Presidenti Joe Biden po mbështet masat për kontrollin e armëve të prezantuara nga senatorja demokrate nga Kalifornia, Dianne Feinstein.

Dy ditë pasi një person i armatosur vrau të paktën 11 persona në Monterey Park gjatë festimeve për Vitin e Ri Hënor nga komuniteti aziatik i qytetit, po në shtetin e Kalifornisë, u hap zjarr në dy vende në Half Moon Bay. Të paktën shtatë persona vdiqën.

Por siç njofton korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara, gjasat për miratimin e masave më të rrepta të armëmbajtjes janë të pakta në kushtet kur republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe shumica e anëtarëve të Gjykatës së Lartë janë konservatorë.

Shteti ynë ka marrë masa serioze për ndalimin e armëve sulmuese, ndalimin e karikatorëve me kapacitet të lartë, vendosjen e kontrolleve mbi municionet, periudhat e pritjes dhe ligjet për njerëzit që paraqesin rrezik, duke shpëtuar kështu jetë. Por qeveria federale nuk bëri të njëjtën gjë”, tha guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom.

Kalifornia është një nga 10 shtetet që ndalojnë shitjen ose mbajtjen e armëve sulmuese të stilit ushtarak.

Në mungesë të masave të Kongresit, Biden po shqyrton më shumë veprime ekzekutive për të frenuar dhunën me armë, por lëvizje të tilla mund të përmbysen nga pasardhësit e tij.

Qershorin e kaluar ai nënshkroi një ligj dypartiak për sigurinë e armëve.

Ai forcoi kontrollet për blerësit e armëve nën 21 vjeç dhe u dha stimuj shteteve që të miratonin ligje që e bëjnë më të lehtë marrjen e armëve nga ata që konsiderohen si kërcënim për veten ose të tjerët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit