VIDEO/ Shakira nuk shkonte aspak mirë me vjehrrën, u kacafytën në rrugë dhe Pique bëri “sehir”

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.01.2023, 11:37

Gerard Pique e ka lënë futbollin, por është më shumë se kurrë në vëmendjen e publikut dhe medieve. I gjithë ky lëmsh mediatik vjen për shkak të ndarjes pas disa vitesh lidhje me këngëtaren Shakira, teksa çifti kanë edhe dy fëmijë së bashku.

Gjithsesi, kjo duket se është edhe dëshirë e palëve, pasi së fundmi këngëtarja kolumbiane ka publikuar një këngë, ku akuzon hapur ish-bashkëshortin dhe të fejuarën e re, Klara Kia Marti, ndonëse nuk mungoi edhe një strofë shumë e ndierë kundrejt ish-vjehrrës, Montserrat Bernabeu, që për shumë vite ka jetuar si fqinje dhe edhe sot madje ishin të ndarë vetëm nga një gardh me lule.

Tashmë marrëdhënia mes palëve është thyer tërësisht dhe për të mos pasur fare kontakt me këtë të fundit, thuhet se Shakira po ndërton një mur të madh për të ndërprerë çdo kontakt të mundshëm. Ndërkohë, në rrjetet sociale është publikuar një video e disa kohëve më parë, që tregon shumë mbi marrëdhënien nuse-vjehërr.

Në videon amatore Shakira dhe vjehrra e saj zihen në rrugë, ndërkohë që i pranishëm është edhe ish-mbrojtësi i Barcelonës. Madje, për më shumë, Montserrat, e ëma e Pikesë, e kap nga fytyra me një pamje agresive Shakirën dhe më pas e fton që “ta qepë”.

Ndërkohë, aspak normal është edhe veprimi i Pique, i cili jo vetëm që nuk bën asgjë për të mbrojtur nënën e fëmijëve të tij (Milan e Shasha) kundrejt sjelljes agresive të së ëmës, por duket sikur kapja nga nofullat që Montserrat i bën këngëtares i pëlqeu shumë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit