Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç kërcënon me dorëheqje

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 23.01.2023, 18:24

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç kërcënoi se do të jepte dorëheqjen gjatë një takimi të partisë, për shkak të kritikave për trajtimin që po i bën çështjes së Kosovës.

Mbrëmjen e së dielës, Vuçiç informoi partinë që drejton për planin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai gjithashtu përshkroi pasojat që do të pësojë Serbia nëse e refuzon projekt-marrëveshjen.

Sakaq pasoi një debat, ku shumë zyrtarë i kërkuan Presidentit serb të mos e pranonte propozimin dhe të tërhiqej nga dialogu.

Kreu i Komitetit Ekzekutiv të SNS-së, Darko Gliçiq, i tha Pink TV se Vuçiç pasi dëgjoi pikëpamjet, reagoi ashpër.

“Nëse dikush mendon se mund ta drejtojë më mirë Serbinë, unë do të tërhiqem. Nëse dikush mendon se është më mirë të shkatërrohet vendi ekonomikisht, atëherë unë ia dorëzoj qeverinë kujtdo që është më i zgjuar se unë”, citohet t’i ketë thënë presidenti Vuçiç kritikëve, sipas Darko Glicic.

Më pas, dukshëm i irrituar është larguar nga mbledhja dhe selia e partisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit