“Nuk iki, në këto situata duhet të tregohesh burrë”, Allegri flet për herë të parë pas dënimit me 15 pikë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 21.01.2023, 12:48

Massimiliano Allegri është juventini i parë, që flet publikisht pas dënimit të djeshëm nga gjykata me 15 pikë penalizim në renditje për mashtrimet me likuiditetin dhe audiot e bisedave të drejtuesve. Trajneri i Juventusit ka folur para ndeshjes me Atalantën, teksa shprehet se nga ana sportive nuk ndryshon asgjë.

Allegri flet edhe në lidhje me të ardhmen e tij, kur shprehet se do të vijojë të jetë trajneri i Juventusit, pavarësisht situatës në të cilën ndodhet klubi. Italiani shprehet se në situata të tilla të vështira duhet të tregohesh burrë dhe të ndihmosh aq sa mundesh.

VAZHDIMËSIA – “Nesër me Atalantan është një ndeshje e rëndësishme, është një ndeshje speciale pas asaj që ndodhi dje. Të gjithë duhet të bashkohemi edhe më shumë, të vazhdojmë të punojmë me kokën ulur. Ne, stafi dhe lojtarët, duhet të mendojmë vetëm për fushën.

NDRYSHIMI – “Pas këtij dënimi nuk ndryshon asgjë, ne ende duhet të fitojmë pikë. Ne duhet të përpiqemi të fitojmë nesër, sepse do të na mundësonte të siguronim vendin e shtatë. Pastaj kemi Europa League, Kupën e Italisë… Duhet të bëjmë më të mirën që mundemi”.

RIKTHIMET – “Këto ngjarje gjyqësore kanë të bëjnë me klubin, nuk do të ketë justifikime nga ana jonë. Javën e ardhshme do të kthehen Pogba dhe Vlahoviç, nesër do të kemi Cuadradon në dispozicion. Para vendimit të djeshëm, Juventusi kishte 37 pikë, me çdo shans për të luftuar për një vend në Champions League dhe ndoshta titullin kampion”.

PRESIDENTI – “Rabiot bëri stërvitje të diferencuar dje, por duhet të jetë mirë. Sot në mëngjes fola me Scanavinon. Në orën 14:30 presidenti do të flasë edhe me skuadrën dhe më pas do të na duhet të stërvitemi dhe të përgatitemi për ndeshjen. Të gjitha situatat që ndodhin më kanë mësuar se duhet të shndërrohen në mundësi”.

E ARDHMJA – “Unë jam trajner i Juventusit dhe do të mbetem i tillë nëse nuk më shkarkojnë. Në kohë vështirësish duhet të marrësh përgjegjësi dhe të tregohesh burrë. Kur ka momente pozitive jemi të gjithë mirë. Pasi më thanë për 9 pikë penalizim, bëra llogaritjen për të parë sa na duheshin për kualifikimin në Champions League, por me 15 situata ndryshoi. Për të arritur kalimin, duhet diçka e jashtëzakonshme”, përfundoi Allegri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit