Skerdi Drenova i habit të gjithë, 200 milionë lekë tender për blerje kurorash varrimi pa vdekur njeri akoma dhe promovime

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.01.2023, 21:56

Skerdi Drenova, administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, OST, i ka lënë të gjithë pa fjalë me tenderin e radhës që ka organizuar për institucionin e tij. Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-55194-12-28-2022 dhe me objekt: “Shërbime dizenjimi, printimi, materiale promovimi, produkte me qira, si dhe organizime të ndryshme, për nevojat e OST sh.a.”.

Skerdi Drenova do të bëjë me plot gojën rrush e kumbulla rreth 200 milionë lekë të vjetra me TVSH për promovime që vështirë se mund t’i hyjnë në punë ndokujt. Duke parë listën e materialeve që do të blihen nga OST me këto para, është pak të thuash se duhen vënë duart në kokë.

Shikohet përshembull që do të blihen verëra me kuti druri me printime të personalizuara për dhuratë, pllaka druri me imazhe të personalizuara për dhurata, jastiqe me imazhe të personalizuara, çanta kartoni, kartëvizita si dhe një sërë materialesh të tjera të ndryshme promovuese.

Por ajo që të bën vërtetë habi është se me këto para Skerdi Drenova do të blejë edhe kurora me lule. Jo thjesht kurora për zbukurim por edhe kurora varrimi në raste vdekjesh. Madje nga këto të fundit Skerdi Drenova ka kërkuar plot 10 copë.

Në këtë pikë dilema është: Nga e di Skerdi Drenova që në institucionin e tij do të vdesin fiks 10 persona për të cilët ka porositur dhe kurorat? Natyrisht që nuk di asgjë, por thjesht vjedhja po bëhet aq hapur saqë sajojnë lloj-lloj dallaveresh me bindjen se SPAK fle gjumë si gjithmonë.

Jo vetëm kaq por nëse shohim dokumentacionin e tenderit, shikohet se kanë marrë pjesë vetëm 3 firma, nga të cilat dy kanë dhënë ofertë zero lekë dhe fituese është shpallur e vetmja firmë që ka dhënë ofertë.

Në rastin konkret bëhet fjalë për firmën LIZARD në pronësi të Dritan Mero dhe Alba Mita, e cila ka ofruar 16,756,040 lekë të reja pa TVSH ose rreth 200 milionë lekë të vjetra me TVSH. Siç mund ta kuptoni vjedhja në këtë tender është ndër më flagrantet që mund të kemi paraqitur ndonjëherë. Epo, bravo Skerdi!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit