Gjelat “e armatosur” vrasin dy persona

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.01.2023, 01:22

Dy burra kanë vdekur gjatë një ndeshje me gjela në Indi, pasi u prenë nga thika të vendosura te këmbët e tyre.

Gande Suryapraksha Rao, po lidhte thikat në këmbët e gjelit të tij kur gjeli u tremb nga turma, fluturoi lart dhe i preu këmbën. 43-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por u deklarua i vdekur pas mbërritjes.

Në një incident të dytë, një spektator 20-vjeçar u sulmua nga një gjell ndërsa qëndronte pranë “ringut” të luftimit të gjelave. Tehu i ngjitur te gjeli i preu dorën duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe. Ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Brenda Andhra Pradesh, shteti i vendosur në bregun juglindor të Indisë, lufta me gjela është një dukuri e zakonshme, veçanërisht gjatë Sankranti, një ditë e rëndësishme në kalendarin hindu. Lufta me gjela ka qenë prej kohësh një traditë në rajon, por shumë prej tyre e kanë bërë sportin më ekstrem duke vendosur tehe në këmbët e kafshëve.

Ky version ekstrem i sportit është ndaluar në Indi që nga viti 2018. Policia është përpjekur të kufizojë këtë aktivitet në vitet e mëparshme, por ngjarjet kanë marrë një mbështetje të madhe popullore, me hotelet që janë rezervuar shumë më herët brenda rretheve Godvavari.

Bastet për gjelat variojnë nga 10,000 rupi (100 £) në 500,000 (afër 5000 £).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit