“Ç’të keqe kishte bërë për të meriturar këtë?” Flet nëna e kontabilistit që u vra për borxhin 200 mijë €

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 17.01.2023, 19:53

Kontabilisti 50-vjeçar, i cili u gjet i varur në apartamentin e tij në Muschato, mbrëmjen e djeshme, ishte baba i dy fëmijëve. Ai ishte I martuar me një shqiptare, e fundit kjo që raportohet nga mediat greke se ka ardhur në Shqipëri, para se të ndodhte ngjarja.

Për kanalin Alpha, foli e tronditur nëna e 50-vjeçarit, të cilin e cilësonte si një “baba të dashur” dhe se nuk kishte bërë asgjë për të meritur vdekjen në këtë moshë.

“Oh Virgjëresha ime, çfarë të pres tjetër, Krishti im. Ai ishte një baba i dashur. Kudo që shkonte merrte me vete fëmijët e tij, madje edhe në futboll. Ai kishte një familje të bukur. Ai ishte një person i qetë dhe i dashur nga njerëzit”, tha nëna e tij e shkatërruar.

Ndërsa shtoi: “Të kesh një vdekje të tillë? Çfarë dëmi kishte bërë? Çfarë kishte bërë ai për të merituar një vdekje të tillë?”

Ngjarja

Një 47-vjeçare është arrestuar nga autoritetet greke, pasi akuzohet se ka ndihmuar 50-vjeçarin grek, me profesion kontabilist, që t’i japë fund jetës.

Akuza në fjalë është pranuar edhe nga vetë e arrestuara, emri i së cilës nuk është bërë i ditur. Ajo i ka thënë policisë: “e kam ndihmuar, i kam shtyrë karrigen”.

Gruaja ka deklaruar se 50-vjeçari, i cili sipas saj ishte kontabilist, i kishte borxh një shumë të konsiderueshme parash.

Takimi i fundit mes viktimës dhe të akuzuarës

Mediat greke bëjnë me dije se, referuar dëshmisë së 47-vjeçares, në takimin e fundit 50-vjeçari burri ka qenë i dëshpëruar, pasi nuk ka mundur t'i kthejë paratë.

Po në këtë takim ka ndodhur një përplasje mes të dy palëve gjatë së cilës, gruaja pretendon se ka marrë një litar dhe ka tentuar të mbysë 50-vjeçarin. Ky i fundit më pas i është përgjigjur duke thënë se do vriste veten.

“Nuk duroj dot më, do vras veten”, tha ai, kur prapritur mori një karrige. Ai lidhi në qafë litarin që kishte marrë gruaja me vete dhe kjo e fundit i ka shtyrë karrigen.

Ajo raportohet gjithashtu të ketë thënë në dëshminë e saj se kur e pa burrin të varur nuk dinte çfarë të bënte derisa u shfaq policia.

Ajo që po shqyrtohet nga ELAS është nga njëra anë pretendimi i 47-vjeçares se ka pasur mosmarrëveshje financiare dhe çfarë lloj mosmarrëveshjesh kanë qenë me viktimën dhe nga ana tjetër nëse ka pasur një person të tretë në apartament ne Moschato.

Historia

Kontabilisti dhe 47-vjeçarja njiheshin prej dhjetë vitesh dhe lidhja e tyre ishte thjesht profesionale. Pak para orës 18, 47-vjeçarja ka mbërritur në shtëpinë e kontabilistit grek pasi pretendon se 50-vjeçari i kishte zhvatur një shumë të madhe parash.

Në të njëjtën kohë, sipas policisë të shtunën e kaluar persona që kishin investuar para tek kontabilisti kanë shkuar në zyrën e 50-vjeçarit në Kallithea dhe e kanë rrahur.

Sipas të njëjtave informacione, bashkëshortja e 50-vjeçarit, me origjinë nga Shqipëria, ka pasur akses në llogaritë e tij bankare, ka tërhequr para dhe është larguar për në vendin e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit