Gjesti fisnik/ Mori 100 milionë euro nga Chelsea për Mudryk, presidenti i Shakhtarit i jep 25 milionë ushtarëve ukrainas

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.01.2023, 12:11

Mykhailo Mudryk u transferua vetëm para pak ditësh nga Shakhtar Donetsk te Chelsea për plot 100 milionë euro, 70 prej të cilave do të paguhen në formë të menjëhershme, plus 30 milionë të tjera në formë bonusi. Presidenti i klubit të Shakhtarit, Rinat Akhmetov, ka vendosur që një pjesë të kësaj shifre ta dhurojë për ushtarët ukrainas, që po luftojnë ndaj Rusisë.

“Shakhtar ka nënshkruar një marrëveshje përfundimtare me Chelsean dhe futbollisti ukrainas Mikaylo Mudryk do të vazhdojë karrierën e tij me Chelsean në ligën më të fortë, Premier League. Nuk e kam fshehur kurrë që ëndrra ime është të fitoj trofe evropianë.

Kjo do të thotë që lojtarë si Mudryk duhet të ftohen në klubin tonë, në ligën ukrainase dhe ne duhet të fitojmë trofe evropianë me lojtarë të tillë. Për fat të keq, kjo është e pamundur tani, pasi Ukraina është përfshirë në luftën e tmerrshme dhe të padrejtë të zhvilluar kundër nesh nga Rusia. Por jam i sigurt se do të fitojmë. Dhe ne do të luajmë një miqësore me Chelsean në Donbass Arena, në Ukrainë.

Kjo është arsyeja pse mora vendimin për të filluar “Heart of Azovstal”, një projekt i krijuar për të ndihmuar ushtarët dhe familjet e ushtarëve të rënë në luftë. Veprat e tyre të trimërisë janë të pashembullta në historinë moderne. Unë kam 25 milionë dollarë në dispozicion për të ndihmuar ushtarët tanë dhe familjet e tyre.

Paratë do të përdoren për të përmbushur nevoja të ndryshme, nga ofrimi i kujdesit mjekësor dhe protetik e mbështetja psikologjike, deri në përmbushjen e kërkesave specifike”, është shprehur ai. Një gjest i madh nga ana e presidentit të klubit ukrainas, që ka bërë menjëherë bujë në rrjetet sociale dhe Rinat Akhmetov është shndërruar në një hero.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit