Influencuesja kërkon ndalimin e filtrave: Po krahasojmë veten me një version të rremë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.01.2023, 02:04

Një influencuese ka kërkuar që filtrat në Instagram të ndalohen pasi ka treguar se si duket në të vërtetë pa to.

Izzie Rodgers, e cila njihet për postimet në lidhje me aknet e saj, tha se pyet veten se si njerëzit do të 'rriten të lumtur' kur vazhdimisht i nënshtrohen filtrave.

25-vjeçarja e dokumentoi mendimin e saj teksa ndau dy foto të saj.

Në njërën foto, Izzie tregoi veten e saj të vërtetë teksa doli plotësisht pa grim. Ajo e krahasoi këtë me foton tjetër e cila ishte me filtra për t'i dhënë asaj lëkurë krejtësisht të lëmuar dhe një fytyrë të grimuar dhe shkruajti:

Si rriteni të lumtur nëse ky filter është në trend. Seriozisht... si? Sepse edhe unë, vërtetë vuaj kur shoh imazhe të tilla. Pra, si një fëmijë nuk do ta urrejë veten. Unë luftoj për të parë imazhin tim të vërtetë dhe imazhin më të bukur. Të shohësh një version 'të përsosur' të vetes. Mendoni përsëri për gjyshërit tuaj, i vetmi krahasim që ata kishin ishin miqtë përreth tyre. Tani, ne kemi të gjithë një version të rremë për t'u krahasuar me të. I urrej absolutisht këta filtra dhe dua që të gjithë të ndalohen. Kush mendon si unë?

Fansat ishin të shpejtë për të mbështetur yllin e mediave sociale në seksionin e komenteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit