VIDEO/ Momenti kur karabinierët arrestojnë bosin e ‘Cosa Nostra-s’

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 16.01.2023, 19:25

Matteo Messina Denaro, “kumbari” i fundit i mafies siciliane dhe një nga kriminelët më të kërkuar në botë, është arrestuar në Palermo pas 30 vitesh në arrati.

Denaro, 60 vjeç, i fshehur që nga viti 1993, u kap në një klinikë private në qytetin sicilian, ku sipas burimeve prej rreth një viti merrte periodikisht mjekim me emrin e rremë “Andrea Bonafede”.

Ai u arrestua rreth orës 9:35 të mëngjesit të sotëm, ndërsa pacientët e tjerë të klinikës dolën jashtë dhe filluan të duartrokisnin.

Ai u dërgua në San Lorenzo në kryeqytetin sicilian. Sipas burimeve policore, Denaro ka tentuar të arratiset nga klinika kur ka parë policinë që ka mbërritur, por pasi është rrethuar nuk ka bërë rezistencë.

Mafiozi dikur konsiderohej kandidat për të qenë bosi i bosëve të mafias siciliane, pas vdekjes së Bernardo Provenzano në 2016 dhe Salvatore Riina në 2017.

Shikoni videon këtu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit