U shënjestruan në vende publike! UNESCO: Në 2022 u rrit numri i gazetarëve të vrarë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 16.01.2023, 17:08

Vrasjet e gazetarëve janë rritur me 50% në vitin 2022. UNESCO bën me dije se janë 86 të vrarë në mbarë botën vitin që lamë pas.

Organizata e OKB-së foli për një "përmbysje të trendit pozitiv" të viteve të fundit, kur vrasjet ranë në një mesatare prej 58 midis 2019 dhe 2021, krahasuar me 99 në 2018.

“Rritja e konsiderueshme e numrit të gazetarëve të vrarë në vitin 2022 është alarmante”, tha drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay.

"Autoritetet duhet të dyfishojnë përpjekjet për t'i dhënë fund këtyre krimeve dhe për të siguruar që autorët e tyre të sillen para drejtësisë", shtoi ajo.

Nga 86 gazetarët që vdiqën vitin e kaluar, krahasuar me 55 në 2021, 19 ishin në Meksikë, 10 në Ukrainë dhe 9 në Haiti, tre vendet me më shumë vdekje për këtë profesion, sipas UNESCO.

Rreth gjysma e tyre "nuk u vranë në krye të detyrës: ata ishin duke udhëtuar, në shtëpi, në parkingje ose vende të tjera publike kur u shënjestruan", thuhet në deklaratën e agjencisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit