“24 përdhunime për 18 vjet”/ Rrëfimi tronditës i oficerit të policisë, që u shpall fajtor për sulme seksuale

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 16.01.2023, 16:37

Një ish-oficer policie në Londër është deklaruar fajtor për disa akuza për sulme seksuale dhe përdhunime ndaj 12 grave gjatë një periudhe 18-vjeçare, duke e bërë atë një nga shkelësit më të këqij seksualë në historinë britanike.

Policia e Londrës kërkoi sot falje, duke thënë se duhet të kishte identifikuar sjelljen abuzive të David Carrick, 48 vjeç, i cili u deklarua fajtor për 49 akuza, duke përfshirë 24 akuza për përdhunim, midis 2003 dhe 2020. Carrick u pezullua nga pozicioni i oficerit të policisë së armatosur kur ai u arrestua në tetor 2021.

Krimet e tij u kryen nga viti 2003 deri në vitin 2020 dhe shumica në shtetin e tij të lindjes, Hertfordshire.

Carrick , i cili i takoi gratë në aplikacionet e takimeve ose në ngjarje sociale, shërbeu në Administratën Parlamentare dhe të Mbrojtjes Diplomatike.

Ai rrëfeu se kishte përdhunuar nëntë gra, disa herë në muaj dhe vite të ndryshëm dhe shumë nga këto sulme përfshinin dhunë, që viktimave u shkaktoi edhe lëndime fizike.

Policia Metropolitane e Londrës, e cila ka zbatuar "masa speciale" pas një sërë skandalesh gjatë vitit të kaluar, tha se Carrick shpërdoroi pushtetin e tij si oficer policie për të kryer krime të tmerrshme.

Komisioneri Mark Rowley është emëruar kreu i forcës policore të Londrës për të pastruar forcat dhe është zotuar të shkarkojë oficerët që janë të korruptuar, racistë dhe kanë shkelur ligjin.

Një hetim i pavarur në Policinë Metropolitane të Londrës në tetor vendosi se nevojitet një reformë "radikale" në mënyrën se si forca trajton akuzat për sjellje të pahijshme nga qindra punonjës dhe oficerë të saj.

Hetimi u urdhërua në vitin 2021 pasi një oficer u burgos përjetë për përdhunimin dhe vrasjen e Sarah Everard.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit