Avokati i Rozeta Dobit që vodhi 600.000€ është Artan Gjermeni! Shërbyesi i bandës “Rilindje” i kyçi gojën sanitares

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.01.2023, 13:53

EDITORIAL NGA JOQ ALBANIA

Në ngjarjen e kobshme ku Alda Klosi dyshohet se kishte akumuluar një sasi marramendëse parash duke abuzuar me funksionin e saj publik, e cila doli në shesh si pasojë e veprimit absolutisht të dënueshëm nga shtetësja Rozeta Dobi, sanitare, nxorri në pah një detaj që askush nuk e vuri re, nuk e komentoi ose nuk u kuptua.

Ditën e parë pas ndalimit të Dobit, ajo tha disa fjalë, pra filloi të rrëfente krimin e saj, e ndoshta dhe të pendohej… por shtetit, prokurorisë dhe shoqërisë do t’i shërbente si një burim kryesor për zbulimin e zullumeve dhe masës së fshehur të ajsbergut të korrupsionit të administratës publike dhe të shtetit në tërësi, por asaj iu caktua një avokat. E menjëherë avokati i vuri fre rrëfimit të saj, ndaloi menjëherë deklarimet e saj.

Deri këtu nuk ka asgjë për t’u vënë re, apo për t’u shqetësuar, pasi strategjitë e mbrojtjes janë të ndyshme dhe ato varen edhe nga natyra e niveli profesional i avokatit, mirëpo djalli fshihet në detaje, e detajet janë shpesh themelet e ngjarjes dhe të lajmit.

Avokati i shtetases R.D. u shfaq në një intervistë në një televizion. Avokati quhet Artan Gjermeni.

Por kush është Artan Gjermeni?!

Artan Gjermeni ka mbajtur funksionin publik si Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2016 u njoftua se Gjyqtari Artan Gjermeni u plagos me thikë, por më vonë u tha gjyqtari kishte këmbëngulur së ishtë plagosur vetë aksidentalisht pasi po punonte si llamarinist në garazhin e shtëpisë së tij.

Më heret ai pati qenë akuzuar si anëtar i bandës së Lushnjes, të cilët e kishin inkorporuar në sistemin gjyqësor që t’i shërbente interesit të bandës.

Në ushtrimin e detyrës së gjyqtarit ai jo pak herë është bërë objekt i debatit publik për shërbimet dhe qokat që i ka kryer “bandës së Rilindjes” dhe interesit të drejtpërdrejtë të kryeministrit Rama.

Artan Gjermeni ka qenë gjyqtari kamikaz në emër të rilindjes, i cili me vendimet e tij jo vetëm ka diskretituar rëndë figurën e gjyqtarit, por shpesh herë ka cënuar të drejta themelore të individëve dhe të shoqërisë.

Artan Gjermeni, rastësisht, përzgjidhej gjyqtar në të gjitha çështjet që inicionte Rilindja apo që ajo kishte interesa.

Artan Gjermeni ishte gjyqtari me ora të shtrenjta që ish-Ambasadori i USA pati deklaruar se ai nuk mund t’i blinte.

Artan Gjermeni është i vetmi gjyqtar që ka dhënë dy herë dorëheqjen nga funksioni i gjyqtarit, por që në herën e parë pasi mori garancinë që do ia shtynin edhe pak procesin e Vetingut si dhe duhej të kryente edhe disa detyra të fundit si gjyqtar, ai u tërhoq nga dorëheqja; dhe pasi doli data e shqyrtimit të çështjes së tij në KPK ai dha dorëheqjen e tij të dytë.

Meqenëse se ai dha dorëheqjen, procesi i vlerësimit të tij në Vetting u ndërpre dhe atij iu hoq e drejta për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme; por çuditërisht ai në kundërshtim me vendimin e KPK po ushtron funksion në sistemin e drejtësisë, profesionin e avokatit.

“Rastësisht” është zgjedhur avokat nga e akuzuara R.D., për vjedhjen e shumës prej 600 mijë eurove edhe në shtëpinë punonjëses së Kryeministrisë, Alda Klosit.

Menjëherë pas emërimit të tij si avokat shtetësja R.D., pushoi së foluri, së rrëfyeri. Artan Gjermeni vijon të mbrojë interesin e partisë dhe Rilindjes në çdo ditë, tashmë edhe si avokati i asaj që mund të zbulonte shumëçka për nivelin e babëzisë së administratës.

Pyetja që lind është e thjeshtë: Si u gjend Artan Gjermeni në këtë çështje dhe sa ndikim ka ai në kyçjen e gojës së Rozeta Dobit? A është emëruar Artan Gjermeni në detyrën e Avokatit vetëm për të garantuar që shtetësja R.D., të mos flasë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit