Djali lind me humbje të pjesshme dëgjimi, babai bën tatuazh aparatin në vesh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2023, 00:01

Një baba ka bërë tatuazh një aparat dëgjimi në mbështetje të djalit të tij shtatëvjeçar, i cili lindi me humbje të pjesshme të dëgjimit.

Djali i Brad Russell, Jesse, mban një aparat dëgjimi për shkak të lindjes me vështirësi në dëgjim.

Disa vite më parë, ai i premtoi djalit të tij se do ta bënte tatuazhin që të mund t'i bashkohej për gjithë jetën. Brad tha:

Jesse kishte humbje të pjesshme të dëgjimit që nga lindja por ai kurrë nuk e lejon që kjo ta shqetësojë. Ai është gjithmonë i buzëqeshur. Ai më pyese çdo dy javë gjatë viteve të fundit: "Sa kohë derisa të vijë aparati i dëgjimit?"

Vendosa të bëj tatuazhin që të mund ta kisha një të tillë për gjithë jetën njësoj si ai. Ai ishte shumë i tronditur kur e pa por edhe shumë i lumtur. Ai tha: “Më pëlqen. Është qesharake babi”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit