Studimi: Meshkujt që ngasin makina sportive, kanë penis të vogël

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.01.2023, 21:03

Një ekip psikologësh në Kolegjin Universitar të Londrës kanë gjetur një lidhje mes meshkujve që drejtojnë makina të shpejta sportive dhe penisit më të vogël.

Ata kryen një sondazh me 200 burra të moshës nga 18 deri në 74 vjeç dhe rezultatet konfirmuan "një lidhje psikologjike të rastësishme" midis të dyve.

Studiuesit thanë: “Në këtë eksperiment, ne manipuluam atë që besonin burrat për madhësinë e penisit të tyre, në krahasim me të tjerët”.

"Ne u dhamë atyre informacione të rreme, duke deklaruar se madhësia mesatare e penisit ishte më e madhe se sa është në fakt, duke arsyetuar se, mesatarisht, këta meshkuj do të ndjejnë se relativisht dhe subjektivisht penisi i tyre ishte më i vogël."

“Ne zbuluam se meshkujt, dhe veçanërisht meshkujt mbi 30 vjeç, i vlerësuan makinat sportive si më të dëshirueshme kur u bënë të ndjenin se kishin një penis të vogël.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit