Në Kinë 60 mijë viktima nga covid/ Këtu Ministria e Shëndetësisë nuk vendos asnjë masë në kufi për udhëtarët kinezë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 14.01.2023, 18:55

Pothuajse 60 mijë njerëz kanë vdekur nga Covid në spitalet kineze që nga fillimi i dhjetorit kur vendi lehtësoi kufizimet e rrepta të bllokimit. Lajmet e kane bërë të ditur autoritetet, raporton “The Guardian”.

Një valë e madhe e virusit ka mbërthyer vendin pasi Presidenti Xi Jinping hoqi befas kufizimet e politikës zero-Covid muajin e kaluar. Vlerësohet se disa qytete të mëdha kanë përjetuar shkallë infeksioni midis 70% dhe 90% të popullsisë së tyre që atëherë.

Rritja e infeksioneve ka bërë që qytetarët të fajësojnë qeverinë, për shkak se i ka orientuar qytetarët e vet ndaj politikës zero-covid, ndërkohë që ata e shohin më të arsyeshme që duhet të ishin ‘përshtatur’ më herët me virusin dhe të kishin fituar imunitet ndaj tij.

Ndërkohë në vendin tonë situate duket e qetë, të paktën kështu raportohet nga autoritetet. Kështu në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar të infektuar 11 qytetarë, ndërsa fatmirësisht nuk kemi pasur humbje jete.

Por ndërsa shohim këtë raporte alarmante nga Kina, duket të theksojmë se deri tani vendi ynë nuk ka marrë asnjë masë për udhëtarët që vijnë nga Kina. Ata mund të hyjnë të lirë në vendin tonë, pa u dashur që të bëjnë ndonjë tampon për të parë nëse janë apo jo me covid. E në rastin më të keq, nëse dikush është me covid, sigurisht që transmetueshmëria e virusit do të rritet dhe për pasojë do kemi numër më të lartë të infektuarish.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit