FOTOT/ Oficerja pushohet nga puna se bëri seks me 6 policë, por burri sërish e mbështet

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 14.01.2023, 17:20

Burri i një officer policie të La Verne, në Tennessee, e cila u pushua nga puna për shkak të sjelljes së saj të pahijshme, duke përfshirë seks në detyrë me kolegët në ambientet e komisariatit, është duke "mbështetur gruan e tij".

"Unë nuk e di se si e bën këtë, ndoshta ai është një person më i mirë se unë, por ai po përpiqet të shpëtojë martesën e tij", i tha gazetës Sherifi i Qarkut Coffey, Chad Partin, që është mbikëqyrësi i Jedidiah Hall.

Hall, i cili më parë ka punuar si rojtar dhe tani është zëvendës sherif, është një punëtor model, sipas Sheriff Partin.

“Më duket e papranueshme ajo që ndodhi në Departamentin e Policisë në La Verne, por ai nuk ka shkelur ligjin. Ai është viktima në këtë rast. Ai po bën një punë të shkëlqyer dhe nuk mund ta fajësosh”, tha Partin.

Ish-oficerja e policisë Megan Hall është në qendër të skandalit që rezultoi me shkarkimin e saj dhe katër kolegëve të tjerë në Departamentin e Policisë La Verne.

Sipas raportimeve, Hall kishte marrëdhënie romantike me gjashtë kolegë të saj dhe dyshohet se nuk hezitoi të kryete marrëdhënie seksuale edhe gjatë detyrës. Përveç gruas së re, katër oficerë të tjerë, Juan Lugo, Louis Poëell, Ty McGoëan dhe Seneca Shields, u pushuan nga puna në dhjetor pasi një hetim i brendshëm zbuloi aktivitete të papërshtatshme nga personat e përfshirë, disa prej të cilëve ishin të martuar. Dy persona të tjerë që dyshohet se kanë pasur marrëdhënie seksuale me Hall janë pezulluar.

Siç zbuloi hetimi, takimet mes Hall dhe të dashuruarve të saj ndodhën në hotele, shtëpi dhe në një varkë. Punonjësja e policisë nuk ua fshehu të dashuruarve “eksperiencat” e kolegëve të tjerë, përkundrazi mburrej me to, duke iu referuar veçanërisht cilësive “mbresëlënëse” të njërit prej tyre, Louis Powell.

Hetimi për sjelljen e pahijshme të Hall filloi me një ankesë anonime të marrë nga kryetari i bashkisë së qytetit për aktivitetet e oficeres së policisë. Ankesa pretendon dashnorët e shumtë të Hall-it brenda departamentit dhe një "treshe" që oficerja kishte me oficerin Malioko dhe gruan e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit