“Plani i Rishi Sunak për të ndaluar gomonet do ta bëjë Britaninë të padëshiruar njësoj si Rusinë dhe Bjellorusinë”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 12.01.2023, 19:25

Kreu i komunikimeve dhe fushatave në Këshillin e Refugjatëve në Mbretërinë e Bashkuar, Mark Davies ka bërë një analizë për “The Indipendent”, ku ndër të tjera shkruan se plani i kryeministrit Rishi Sunak për të ndaluar gomonet me emigrantë është një qasje ndëshkuese dhe e pazbatueshme.

Në shkrimin me titull “Plani i Rishi Sunak për të ndaluar gomonet do ta bëjë Mbretërinë e Bashkua të padëshiruar ndërkombëtarisht”, ai shkruan se më shumë se 200,000 viza janë lëshuar për njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë, por thekson se nuk është e njëjta situata me ata që ikin nga Irani apo dhuna në Sudan.

“Skemat e ndryshme të ngritura për të ofruar mbështetje për ata që përballen me sfida të paimagjinueshme përballë pushtimit rus nuk kanë qenë pa probleme, por tabloja e përgjithshme është positive.

Nuk ekziston një skemë e tillë për iranianët apo sudanezët dhe kjo është arsyeja pse njerëzit nga ato vende janë ndër kombësitë kryesore që mbërrijnë në këto brigje me varka të vogla që kalojnë Kanalin”, thuhet në shkrim.

Kryeministri Rishi Sunak e ka në pesë prioritetet e tij ndalimin e kalimeve me gomone.

“Realiteti është se shumica dërrmuese e atyre që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla do të njihen përfundimisht si refugjatë, normat e granteve për shumë vende janë mbi 80 për qind. Por qeveria planifikon t’i mbyllë ata për aktin e kërkimit të strehës. Është bërë shumë për shqiptarët , dhe ndërsa normat e granteve janë shumë më të ulëta, do të ishte gabim të injoroheshin trafikimi, shfrytëzimi kriminal dhe seksual dhe gjakmarrja, të cilat çojnë në miratimin e shumë pretendimeve, veçanërisht për gratë dhe fëmijët”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e The Independent.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit