Dy netë më parë Kiara i lutej Arbanës mos e nxirrnin, sot nuk e lë Luizin të shprehë mendimet!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 12.01.2023, 17:45

Historia e sëumndjes së Luizit ka trazuar rrjetin. Teksa ndjekësit e këzij formati janë ndarë në dy pjesë, sërish duket se jashtë Luizi ka fituar simpatinë e publikut, për shkak se shumë mendojnë se kjo është një lojë e produksionit.

Mirëpo natën e prime-t, pasi dëgjoi variantin e Luizit, Kiara iu lut Arbanës që mos ta nxirrnin nga shtëpia sepse nuk i rrihej në shtëpi pa Luizin.

“Uroj që të bëhet më e mira për Luizin, por realisht nuk do doja që ai të dilte nga shtëpia. Në këtë shtëpi pa Luizin nuk rrihet. Uroj që të bëhet më e mira, por mos ma nxirrni nga shtëpia ju lutem”, tha Kiara, pasi dëgjoi versionin e Luizit se sëmundja i përkiste një shokut të tij.

Ndërsa sot kur vazhdon të jetë ende shumë e inatosur me Luizin, Kiara duket se i ka vendosur një mur konkurrentit, saqë nuk e lë as të shprehë mendimet e tij.

Pjesë nga diskutimi:

Bjordi: Çfarë do bësh nëse del Kiara?

Luizi: Do dal edhe vetë.

Nita: Edhe mua më tha dje, do dal edhe vetë tha. Nuk e pyeta fare ma tha vetë.

Luizi: Po nuk del. Me mbet unë vezëm me Kiarën në fund dhe të vendoset ajo muzika dën… dën…

Kiara: Të lutem mos e thuaj fare këtë që do thuash. Nuk funksionon.

Luizi: Kush tha nuk funksionon? Nuk funksionon që unë ngrehem në këmbë, them ishte udhëtim i bukur dhe dal jashtë?

Kiara: Jo nuk ka nevojë për këto skena heroizmi. Edhe sikur ta bësh ti unë nuk e lejoj këtë gjë.

Luizi: Ok. Dalim të dy pra!

Kiara: Jo!

Luizi: Po, po, smë ndalon ti me dalë.

Kiara: Është punë për ty çfarë do bësh thjeshtë mos e thuaj me fjalë.

Luizi: Ok, veprat, masnesër. Kurse po doli Mikela ose Dea shkoj i hap derën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit