FOTOT/ Pas publikimit të librit, sozia i Princ Harry ‘ka frikë mos e vrasin talebanët’! Ja arsyeja

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 11.01.2023, 19:53

Një sozi e princ Harryt thotë se tashmë fsheh fytyrën e tij në public, pasi ka frikë për jetën, pas zbulimeve të fundit në librin e princit për numrin e talebanëve që kishte vrarë.

39-vjecari, Rhys Whittock, ka punuar si sozi e Princit Harry që prej vitit 2017 dhe ka udhëtuar në disa vende të botës për të prezantuar ngjashmërinë e tij me të pestin në radhë për fronin e Britanisë.

Por pasi Harry zbulonte në librin e tij të fundit autobiografik se ka vrarë 25 luftëtarë talibanë gjatë shërbimit ushtarak në Afganistan tani sozia e tij nuk preferon të njihet në publik dhe i lutet nënës së tij ta ndihmojë të mos duket si Harry.

Whittock, i cili është me origjinë nga Uellsi por nuk dëshiron të tregojë ku jeton aktualisht, thotë: “Kam nisur të ndjehem në siklet që kur Harry nisi të tregonte për kohën e tij në ushtri. Këtë ma tha mamaja dhe prej pohimit të Harryt tani jam dhe unë një objektiv, tani duhet të mbaj syze dielli në public.

Ekspertët thonë se ishte një gabim publikimi atij informacioni, duke e vënë më shumë në rrezik, prandaj dhe libri i tij duhet të ishte parë fillimisht nga zyrtarë të sigurisë”.

Rhys shton se vijon të kërkohet për paraqitjet e tij në rolin e princit, duke përfshirë dhe së bashku me një sozi të njohur të Meghan Markle me të cilën luajnë pjesë nga intervista famëkeqe me Oprah që bëri xhiron e rrjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit