Zbulohet me çfarë lekësh e bëri dasmën Lali Eri, deklaron se e ka patur mamin pastruese

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.01.2023, 21:35

Një video nga ato që natyrisht është tepër e vështirë të gjenden online për shkak të fshirjes me shumë mënyra, ka mbërritur në redaksinë tonë.

Në të shihet se si kryetari aktual i Bashkisë Tiranë deklaronte para një audience pak kohë më parë se e ka patur mamanë pastruese.

Gjatë fjalës së tij para asaj që duket si një nga mbledhjet e zakonshme propagandistike, Veliaj shprehet se dikur mamaja e tij ka gjetur një punë si pastruese në Tiranë pranë Pazarit të Ri.

Duke patur parasysh se së fundmi profesioni i nderuar i pastrueses rezulton me fitime kolosale në vlera prej qindra-mijëra eurosh, mund të themi me plot gojën se më në fund zbulohet se ku i gjeti lekët Veliaj për dasmën e tij super luksoze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit