S’ka më mashtrime! Azilantët në Britani do i nënshtrohen testeve mjekësore që i zbulon moshën e vërtetë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 10.01.2023, 18:35

Nëse deri më tani, disa azilkërkues në Britaninë e madhe kanë mundur që të gënjejnë për moshën, tani do të jetë e pamundur.

Një raport për Home Office rekomandon që në rastet kur mosha e një refugjati është e diskutueshme, ata duhet t’i nënshtrohen rrezeve X dhe skanimeve MRI të dhëmbëve dhe kockave të tyre që mund të ndihmojnë në vërtetimin e moshës.

Komiteti i përkohshëm Këshillimor i Shkencës për Vlerësimin e Moshave (AESAC) u krijua nga sekretarja e atëhershme e Brendshme, Priti Patel një vit më parë, mes frikës se shumë të rritur, gënjejnë se nuk kanë kaluar moshën 18 vjeçe me qëllim që të përfitojnë azil.

Testet flitet se mund të jenë gati brenda një viti, por ka hasur kundërshtime pasi përballja me rreze X mund të jetë e dëmshme për shëndetin e personave që iu nënshtrohen. Ky vendim erdhi pasi Patel zbuloi se 2/3 e rasteve të një azilkërkuesi që pretendonte se ishte i mitur, u zbulua se ishin të rritur. Në këto kushte ato kanë përfituar në mënyrë të padrejtë strehim dhe arsim.

Kujtojmë se zyrtarë të lartë britanikë kanë kërkuar të merren masa për të parandaluar numrin e madh të emigrantëve, përfshirë këtu edhe shqiptarë, që prekin tokën britanike çdo ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit