FOTOT/ 17-vjeçarja që fitoi lotarinë bën rrëfimin e papritur: Do doja mos t’i kisha marrë kurrë ato para!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 10.01.2023, 17:10

Fituesja më e re e lotarisë në Britani, thotë së fundmi se ia uron askujt pasurinë, e cila në vend që t’i sillte lumturinë i dha vetëm probleme. Duke folur në një episod të programit amerikan Dr Phil, tashmë 27 vjeçarja Jane Park, tregonte tregonte për fitoren e më shumë se 1 milionë paundë në vitin 2013 kur ishte vetëm 17 vjeçe.

Në episodin me titull ‘Mallkimi i llotarisë,’ Jane nga Edinburgh shpjegonte sesi kishte vrapuar për në shtëpi, pasi kishte blerë biletën e llotarisë së çastit, dhe kur fitorja u konfirmua, ishte inkurajuar të dilte publikisht si një nga milioneret më të reja të llotarisë.

Jane tregon: “Paratë i shpërdorova sepse nuk e dija vlerën e tyre, nuk kisha pasur ndonjëherë para dhe nuk njihja njeri me aq para”.

Por Dr Phil përmendi më pas abuzimin që Jane kishte pësuar gjatë viteve. Ai tha: “Ty të kanë përndjekur, të kanë kërcënuar dhe kanë komentuar gjithçka ti bëje, kur je 17 vjeç kjo mund të të dëmtojë”.

Ajo u përgjigj: “Do të dëshiroja të mos kisha fituar kurrë, nuk ia uroj askujt. Kreva një operacion jashtë vendit dhe kur u ktheva isha infektuar me sepsis. M’u desh një muaj për t’u rikuperuar. Mendoja se do të vdisja. Nuk jam penduar për paratë e shpenzuara, pendesa ime ishte vetëm që e bëra aq publike”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit