Vajzës i ikën ‘truri’ se e la i dashuri/ Merr shokun e ngushtë dhe i futet në shtëpi (FOTOT)

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 10.01.2023, 16:54

Një vajzë, të cilën e la i dashuri, ka menduar një plan djallëzor hakmarrës, por që i ka kushtuar shtrenjtë.

Melanie Meigh, 19 vjeç, e shoqëruar nga një shok i saj kanë vandalizuar makinën e ish të dashurit. Ajo i ka futur një kokërr mollë në vendin kur çlirohet gazi i makinës, gjithashtu i ka shpuar gomat dhe i ka bërë makinën me bojë.

McMahon u kthye në shtëpi nga puna pas një informate se në shtëpinë e tij kishin hyrë disa persona. Ai shkon dhe gjen ish të dashurën Meigh në pragun e shtëpisë së tij në Tarporley, Cheshire.

Pasi ajo u largua rezultoi se I kishte vjedhur djalit pasaportën, një sërë çelësash dhe 12 £ cash para se të ikte.

Më pas ajo dhe shoku i saj u arrestuan. Meigh pranoi katër veprat penale, tre të vjedhjes dhe një ngacmimi në Gjykatën e Magjistraturës Ëarrington dhe do të dënohet muajin e ardhshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit