FOTOT/ Pasagjerët vetëm me të brendshme pushtojnë metrotë e Londrës

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 09.01.2023, 19:01

Pas një mungese trevjeçare për shkak të koronavirusit, eventi vjetor "No Trousers Tube Ride" u rikthye dje në Londër.

Duke sfiduar të ftohtin dhe sytë e shumë njerëzve që i shihnin të habitur, londinezët hoqën pantallonat dhe ecën vetëm me të brendshme në transportin publik.

Gratë dhe burrat e të gjitha moshave hynë në metro të veshura nga beli lart, por të veshur vetëm me të brendshme, çorape dhe këpucë nga beli e poshtë.

Linja Elizabeth, e cila u hap vitin e kaluar, mirëpriti pasagjerët e saj të parë pa pantallona, me qindra njerëz që udhëtonin me të brendshme nga beli e poshtë.

Kjo ngjarje është pjesë e lëvizjes globale "No Pants Subway Ride" që filloi në New York në 2002 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 60 qytete në mbarë botën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit