Nga Ronaldo të Kardashian/ Zbuloni sa para kërkojnë të famshmit për reklamat në Instagram

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 09.01.2023, 18:12

Shumat e kërkuara nga të famshmit për postimet e tyre në Instagram janë marramendëse dhe shpesh konsiderohen si tepër të larta.

Listën e më të shumëpaguarve e kryeson Cristiano Ronaldo. Superylli portugez kërkon 2.3 milionë dollarë për të reklamuar një produkt përmes profilit të tij në Instagram, i cili ndiqet nga 529 milionë njerëz.

Pas Cristianos është Lionel Messi, i cili kërkon 1.7 milionë dollarë për një postim në Instagram. Ndjekja e Messit është rritur shumë që kur Argjentina fitoi Kupën e Botës, duke arritur në 415 milionë përdorues.

Shumë pranë Messit është Kim Kardashian, çdo tarifë e së cilës në Instagram arrin 1.6 milionë dollarë.

Beyoncé pason nga afër me 1.3 milionë dollarë për postim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit